Gjyqi i Shullazit,Qato: Jurgis
Qyrbja u godit brenda zyrës
Merita Qato tha se nuk i njihte palët që ishin pjesë e këtij procesi dhe që pretendonin pasurinë mbi “Vollgën”. Dëshmitarja ka treguar se personi në fjalë është paraqitur në zyrën e hipotekës ku ka zhvilluar një takim me Ilirjan Muhon, Jurgis Çyrbjen dhe në prezencë të këtij takimi ka qënë dhe Qato. Kjo e fundit i tregoi gjykatës së Krimeve të Rënda se ky takim ishte shoqëruar me debate të ashpra,deri në konfrontim fizik.
Mirela Qato, Drejtoresha Juridike në Hipotekën e Përgjithshme ka qënë dëshmitarja e rradhës në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë. Qato ka rrëfyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda se dy vite më parë kur është kryer rregjistrimi i ish-hotel Vollgës në hipotekën e Durrësit, ajo ka qënë me pushime. Seanca e djeshme gjyqësore është shoqëruar dhe me një kërkesë të të pandehurit
Emiljano Shullazi, i cili i kërkoi gjykatës se kërkonte të përfaqësohej dhe me një avokat të dytë, i cili quhej Raif Gura.
Pas kësaj gjykata filloi dëgjimin e dëshmisë së Mirela Qatos. “Kam qënë me pushime dhe nuk e di se çfarë është bërë me këtë dosje. Ne këtë dosje e kemi pasur në shqyrtim duke e analizuar juridikisht dhe më pas ja kemi kaluar hipotekës së Durrësit për të ndjekur procedurën”-ka thënë drejtoresha juridike përballë gjykatës së Krimeve të rënda. Më tej kjo e fundit në dëshminë e saj, ka përmendur se nuk kishte asnjë njohje me personat e arrestuar nga prokuroria dhe se me çështjen e rregjistrimit të kësaj prone është vënë në dijeni nga ish-kryeregjistruesi Ilirjan Muho. Qato ka treguar se sapo është kthyer nga leja është informuar nga kryeregjistruesi se kjo pronë ishte rregjistruar dhe se duhet të zhvillonin një mbledhje së bashku me palën tjetër që interesohej për këtë pjesë pronësie.
Goditi Jurgisin
Merita Qato tha se nuk i njihte palët që ishin pjesë e këtij procesi dhe që pretendonin pasurinë mbi “Vollgën”. Dëshmitarja ka treguar se personi në fjalë është paraqitur në zyrën e hipotekës ku ka zhvilluar një takim me Ilirjan Muhon, Jurgis Çyrbjen dhe në prezencë të këtij takimi ka qënë dhe Qato. Kjo e fundit i tregoi gjykatës së Krimeve të Rënda se ky takim ishte shoqëruar me debate të ashpra,deri në konfrontim fizik.Ndërkohë gjatë seancës gjyqësore. Ndërkohë prokurorja Elisabeta Imeraj në seancën gjyqësor kundërshtoi thënien e Mirela Qatos duke lexuar një pjesë të process-verbalit të dëshmisë që Qato ka dhënë në prokurori gjatë fazës së hetimit. Prokurorja tha se Qato kishte thëne se Ermal Dabulla qëlloi Çyrbjen me grusht dhe ky ra nga karrigia. Më pas ka qënë Mirela Qato që e kishte kapur nga dora Ermal Dabullën dhe i kishte thënë që nuk mund të sillej kështu në zyrat e shtetit.
Dëshmitarët e mbrojtjes
Në seancën e rradhës pritet të lexohen deklarimet e tre dëshmitarëve të prokurorisë të cilën ndodhen jashtë shtetit, me tyre dhe biznesmeni Jani Zaka. Pas leximit të tyre, rradha për të dëshmuar i takon dëshmitarëve të avokatëve mbrojtjës. Sipas të dhënave, personat VIP që do dëshmojnë në këtë process gjyqësor që janë thirur nga avokatët mbrojtës është ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ndërkohë një emër tjetër i njohur është dhe shtetasi Ervis Martinaj, person ky me precendetë penale dhe që është përfolur se ka negociuar me Ylvi Beqjan për tu tërhequr nga dëshmia kundër Shullazit që ka dhënë në gjykatë, kundrejt një vlere prej 7 milion euro. Martinaj, pritet të pyetet në gjykatë edhe për kërcënimet e disa tregtarëve me të cilët ka pasur kontrata huaje biznesmeni Ylvi Beqja. Mes personave që pritet të dëshmojnë është dhe biznesmeni Ylvi Beqja i cili do ketë dhe një ballafaqim me noteren Aida Spahiu.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 7240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:46
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
-
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
13 Dhjetor 2023, 15:30