Nesër do të jetë seanca e radhës për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë ku pritet të merret edhe vendimi përfundimtar.
Trupi gjykues në Colmar të Francës ka deklaruar që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb.
Haradinaj po mbahet në ndalim në shtetin francez nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për krime lufte.
Lideri i AAK deklaroi se janë akuza të fabrikuara dhe se gjykata franceze po i beson propagandës serbe.
Në Kosovë besojnë se Ramush Haradinaj do të lirohet nesër dhe historia do të marrë fund.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com