Është shtyrë seanca gjyqësore te Gjykata e Krimeve të Rënda për shtetasin Emiljano Shullazi. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqin është bërë mungesa e një anëtari të trupës gjykuese.

Seanca e radhës për Shullazin do të mbahet javën tjetër. Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit është shtyrë dhe javën e kaluar, për shkak se mungonin dy prokurorët e çështjes.

Shkak për mungesën e prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuci është bërë dosja ‘Habilaj’, pasi ata ishin të angazhuar me hetimin e kësaj çështjeje.

d.c./shqiptarja.com