Sot ka qenë përballja e dytë e biznesmenit Ylvi Beqaj me grupin e Emiljano Shullazit.

Në seancën e sotme tek Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar dëshminë biznesmeni Ylvi Beqaj, ndërsa në seancën e radhës do të dëshmojë kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho dhe dy noterë.

Në pjesën më të madhe të pyetjeve nga të pandehurve Ylvi Beqaj ka refuzuar të përgjigjet duke deklaruar se cka patur për të thënë i ka dëshmuar më parë dhe disa detaje nuk i kujtohen.

Por edhe në këtë përballje të dytë më biznesmenin Ylvi Beqja, i akuzuari për gjobëvënie dhe për drejtimin e bandës në rrugën e Kavajës, Emiljano Shullazi ka shpërthyer në kërcënime.

Në seancë Ylvi Beqja përfundoi dëshminë e tij duke shpjeguar se nuk e kishte bërë më parë denoncimin, sepse kishte frikë për jetën e tij.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 Korrik.

(d.b/Shqiptarja.com)