Këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës ndaj të pandehurit Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë të këtij gjykimi. Në seancën në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë dëshmuar arkëtaret e një banke të nivelit të dytë në Tiranë.
Arkëtaret kanë dëshmuar se nuk e mbanin mend se cili nga të pandehurit ishin paraqitur në bankë për të thyer çeçet bankare që ishin lëshuar nga biznesmeni Ylvi Beqja, duke pohuar se çdo ditë pranë sporteleve të arkës paraqiten rreth 100 persona, dhe nuk ishin në gjendje të kujtonin individët që kishin shkuar për të thyer çeqet e lëshuar nga Ylvi Beqja.
Pritet që në seancën e rradhës gjyqësore që është fiksuar në 12 qershor, prokuroria dhe avokatë, do të analizojnë përballë gjykatës një material për 90 faqe që banka ka vënë në dispozicion të Gjykatës së Krimeve të Rënda, lidhur me transaksionet që biznesmeni Beqja ka bërë pikërisht në këtë llogari bankare.
'S'i mbajmë mend kush janë'/Arkëtaret që thyen çeqet e Ylvi Beqjat dëshmojnë në gjyqin e Shullazit
Komento