Mbahet sot në GJKKO, ora 10:00 seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt ku kryebashkiaku pritet sërish të mos paraqitet pasi refuzon kafazin e qelqtë. Në seancën e kaluar nuk u paraqit as avokati i tij, Plarent Ndreca.
Seanca, ishte e treta radhazi që GJKKO i pezulloi Veliajt afatet e paraburgimit. Po ashtu, Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi.
Sipas prokurorit Ols Dado, qëndrimi në kafaz nuk përbën trajtim poshtërues, por është garanci për zhvillimin e procesit.
Për transmetimin live, gjykata thotë se është shprehur më herët dhe kamerat do të lejohen vetëm në nisje të seancave, gjatë pjesës teknike.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente







