Gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu...por me 75 % të rrogës në xhep!

TIRANE - Të shkarkuar për mos justifikim pasurie, probleme me integritetin moral, aftësitë profesionale, nuk i ka penguar afro 51 gjyqtarë e prokurorë të marrin sërish rrogën.

Nga 72 gjyqtarë e prokurorë të cilët procesi i vettingut i ka shkarkuar nga detyra me vendimet të trupës gjykuese, 51 prej tyre ende nuk kanë marrë formë të prerë dhe sipas Kushtetutës këta gjyqtarë e prokurorë ju njihet e drejta për të marrë 75 % të pagës edhe pse nuk punojnë në pritje të vendimit final.

Vendimi më i fundit për shkarkimin nga detyra i KPK-së ishte ai i prokurorit kandidat për SPAK, Ndini Tavani, i cili ishte prokuror i Tiranës, e në rast se ai ankimon do duhet të pritet vendimi i Kolegjit të Apelimit i cili është vendimi i formës së prerë.

49 subjekteve që KPK ka vendosur shkarkim i shtohen edhe 2 vendimi duke e çuar në 51, ai prokurorit Elvin Gogaj i cili sipas KPK-së duhet pezulluar nga detyra dhe për një vit të riaftësohet duke ndjekur Shkollën e Magjistraturës si dhe e ish inspektores së KLD, Marsida Xhaferrllari për të cilën KPK nuk doli me një vendim final.

Por vendimi i tij ende nuk është zbardhur çka sjellë detyrimin ligjor që edhe ai të paguhet deri sa të marrë formë të prerë në rast ankimimi.

Pagesë me 75 % të pagës për disa muaj kanë përfituar edhe 23 gjyqtar e prokuror për të cilët tashmë kolegji i apelimit ka dhënë një vendim final për ti shkarkuar ata nga detyra.

Pagesa sipas ankesit të kushtetutës:

 “Komisioni ose Kolegji i Apelimit në përfundim të shqyrtimit të çështjes, vendos masat disiplinore, pezullimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra për një vit, të shoqëruar me edukim të detyrueshëm, ose shkarkimin e tij nga detyra. Në çdo rast vendimi jepet i arsyetuar. 2. Vendimi që urdhëron pezullimin nga detyra, shoqëruar me detyrimin për trajnim identifikon mangësitë. Gjatë periudhës së pezullimit, të rivlerësuarit i njihet e drejta e pagës në masën 75 për qind të saj. Subjekti i rivlerësuar urdhërohet të ndjekë një program edukimi njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, i hartuar për të plotësuar mangësitë. Në fund të programit ai testohet për aftësitë e tij. Ky testim mbikëqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Subjekti I rivlerësimit që nuk e kalon testimin shkarkohet nga Komisioni”.

Më 5 prill 2018 KPK do të jepte vendimin e saj të parë për të konfirmuar në detyrë anëtaren e gjykatës kushtetuese e cila sot është e vetme në këtë gjykatë, Vitore Tushën.

ReportTv sipas vendimeve të KPK sjell listën e subjekteve gjyqtar dhe prokuror për të cilët ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ku janë 49 subjekte mes tyre nga ish drejtues gjykatash e prokurorish deri në prokuror e gjyqtar të cilët ndër vite janë konsideruar si hetuesit e dosjeve të nxehta.

1.      Ervin Metalla

2.      Ahmet Jangulli

3.      Entela Prifti

4.      Artor Ylli

5.      Ramadan Troci

6.      Shpetim Kurti

7.      Luan Dervishi

8.      Artur Selmani

9.      Fatos Qato

10.    Izet Kadana

11.    Agron Vavla

12.    Admir Belishta

13.    Alltun Cela

14.    Arben Zefi 

15.    Alfred Gjoni

16.    Artan Bajrami

17.    Hysni Demiraj

18.    Ana Golloshi 

19.    Irma Balli

20.    Petrit Ceno

21.    Arqile Koça

22.    Dritan Seci

23.    Pashk Gjaci

24.    Clirim Shahini

25.    Fatmir Lushi

26.    Ferdinand Elezi

27.    Fehmi Petku

28.    Edison Ademi

29.    Albina Spaha

30.    Arben Pasho

31.    Roland Jaupaj

32.    Enkelejdi Hajro

33.    Fuat Vjerdha

34.    Idris Mulkurti

35.    Shkelzen Cena

36.    Gurali Brahimllari

37.    Luan Hazneziri

38.    Eugen Beci

39.    Alketa Nushi

40.    Valbona Durraj

41.    Alfred Agolli

42.    Ilir Mustafaj

43.    Ardian Ylli

44.    Anila Guri

45.    Hysen Keta

46.    Gjovalin Pernoca

47.    Hysni Vata

48.    Dhurata Haveri

49.    Ndini Tavani

Kur ka kaluar më tepër se një vit nga seanca e parë e vendimit të komisionit të pavarur të kualifikimit në detyrë janë konfirmuar 83 subjekte

Ndërprerje e procesit të vettingut për efekt të dorëheqjes deri në këtë fazë në KPK janë regjistruar 16 të tilla, ndërsa me këtë situatë asnjë nga këto subjekte nuk përfitojnë të drejtë page si dhe mbeten për 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë.

Tetë subjekte janë dorëhequr para nisjes së vettingut çka sipas ligjit atyre ju është njohur e drejta e pagesës kalimtare dhe njohja e viteve të punës për pension.

Totali i subjekteve me të gjitha vendimmarrjet, shkarkim, dorëheqje, ndërprerje, pezullim, konfirmim arrin në 195 ndërsa vettingu sipas Kushtetues ka afat 9 vite në të dyja fazat e tij përfshi KPK e cila duhet të kaloj mbi 800 gjyqtarë e prokurorë si dhe KPA e cila deri më ende nuk ka kaluar 100 subjektet e para.

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë vajojnë nga 80 deri në 150 mijë lekë në muaj para hyrjes në fuqi të rritjes së tyre me reformën në drejtësi. Ndërsa aktualisht këto paga janë nga 150-250 mijë lekë dhe për të dyja shifrat para e pas rritjes subjektet përfitojnë 75 % të saj deri sa vendimi i ankimuar të marrë formë të prerë.

Masat disiplinore

(Kliko këtu për të lexuar emrat e të konfirmuarve në detyrë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 11/10/2019 19:35

    He ju lumtë KÇK!Ne jemi bërë si vëndet e afriķës!Keta janë pasqyra dhe fytyra e politikës në 30 vjet!E dimë të gjithë,e dinë te gjithë!Kanë poshtruar popullin dhe vëndin e vet!Qelbësirat!!!!Sëra më ulët!

    Përgjigju
  • Daku: 11/10/2019 19:28

    Drejtesia qe duam pra...ta gezojm!!!

    Përgjigju
  • Sutetar: 11/10/2019 19:11

    Poshtersi, kane vjedhir e marre ne s

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë