'Gjyshërit i kam parë 100 herë në ëndërr, por i dua këtu'! Ramën e prek vogëlushja e familjes Greku: O Zot, je fantastike...

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në familjen Greku me origjinë nga Thumana që është akomoduar te banesat sociale në Shkozë pas tragjedisë ku humbi tre anëtarë të familjes. Kreu i qeverisë u njoh me gjendjen e familjes duke i kërkuar kryebashkiakut Veliaj që t'u plotësojë cdo nevojë. Por vogëlushja e familjes Greku, mbesa e dy gjyshërve që ndërruan jetë nën rrënoja preku kryeministrin kur i tha se 'i ka parë në ëndërr, por i do aty'. Në një moment kreu i qeverisë iu drejtua Dorjan Grekut, vëllai i viktimës Sajmir Grekut se ku punon. “Jam pa punë!” tha i riu, ndërsa kryeministri i tha kryebashkiakut Veliaj “Gjejini një punë, duhet ta sistemojmë djalin".

Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga  shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë. Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.

Djali i shtëpisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij janë strehuar në një apartament 1+1, ndërsa vajza e familjes Denisa bashkë me të fejuarin e saj kanë marrë një tjetër apartament. Për shkak të tronditjes së pësuar prej tërmetit, Denisa është aktualisht nën trajtim mjekësor, ndërkohë që gjithçka është e mbuluar nga institucionet.

Biseda e kryeministrit Rama me vogëlushen e familjes Greku
Vogëlushja: Të kam parë në televizior
Edi Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?
Vogëlushja: Kështu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më...
Edi Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti
Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë po ri dua këtu
Edi Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart
Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televiziorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe...
Edi Rama: Sa e mirë qe je?
Vogëlushja: Gocë më....
Edi Rama: Do të prezantoj me Zahon
Vogëlushja: Çun ke ti?
Edi Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?
Vogëlushja: Kukull të madhe
Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe
Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana...
Edi Rama: Ai çuni im merret me spidermana. Do më përqafosh mua që të iki?
Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri
Edi Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike
Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf

1576001885_ramagreku.jpg


Kryeministri Edi Rama te familja Greku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 11/12/2019 09:29

    EDI. RAMA.

    Përgjigju
  • O tej: 10/12/2019 21:17

    Kryeminister qytetar dhe human

    Përgjigju
    • Eda: 10/12/2019 21:25

      Kryeqytetar !

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën