Gjyshi: Për nipin do
kujdesem deri në vdekje

Gjyshi: Për nipin do<br />kujdesem deri në vdekje
TIRANE - Nëna e e tij ka vdekur para dy viteve, ndërsa babai e ka braktisur atë që kur ai ishte 5 vjeç. Flavio Xhani tani është 9-vjeç dhe jeton me gjyshërit e tij në Kavajë. Në 20 maj, Ditën Kombëtare të Jetimëve, ai bashkë me gjyshin e tij kishin ardhur në Tiranë, për të marrë pjesë në aktivitetet që u organizuan për këtë ditë. Kur ai ishte 7 vjeç nëna e tij vdiq nga kanceri i gjirit, dhe që atëherë për të janë kujdesur gjyshërit. ”Flavio është djali i vajzës time. Flavio atëherë ishte 7 vjeç, kur ime bijë ndërroi jetë.

Vajza më vdiq nga kanceri i gjirit në 27 gusht të 2011 dhe që atëherë për Flavion kujdesemi unë dhe gruaja ime. Babai e ka braktisur atë që kur ai ishte 5 vjeç. Nuk e di se ku jeton, por thonë që ka vdekur në Greqi” tregon Qemal Xhani, gjyshi i Flavios. Qemali tregon se kur e bija e tij ishte sëmurë ajo i kishte kërkuar që ata te kujdeseshin dhe ta mbanin Flavion, ashtu siç ishin kujdesur për të. “Vajza jetonte këtu në Tiranë, por ku u sëmur më tha unë po iki, po dua të vdes në vendin tim dhe e morëm në Kavajë.

Ndërsa për Flavion më tha që dua të më kujdesesh shumë ashtu siç u kujdese për mua”. Ndonëse dashuria e nënës së tij i mungon prej 2-vitesh, kurse e babait prej 4 vjetësh Flavio tregon se nëna dhe gjyshi kujdesen shumë. “Që kur isha i vogël para se nëna ime të vdiste unë shkoja shpesh te gjyshi dhe gjyshja. Ndërsa tani jetoj me ta, ata kujdesen shumë për mua dhe më duan shumë”-tregon Falvio, i cili dje, ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë, mbante të veshur një bluzë të bardhë ku në të shkruhej “Duam dashuri jetëgjatë, jo vetëm për fushatë”.

Ndihma ekomomike që marrin të moshuarit për t’u kujdesur për nipin e tyre 9-vjeçar nuk është e madhe, por nuk i ka penguar gjyshit të plotësojë dëshirat e një fëmijë 9-vjeç. “Marrim një ndihmë vetëm 8 mijë lekë në muaj dhe asgjë tjetër. Vështirësitë janë të shumta. Ne na ka ndihmuar edhe shumë kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Ai e ka mbështetura shumë Flavion dhe ne” tregon Qemali, gjyshi i 9-vjeçarit.

“Flavio është një fëmijë shumë i mbarë, deri tani është shumë i mirë edhe me mësime ka dalë me 10-ta në shkollë” thotë Qemal Xhani. Flavio është një fëmijë shumë i zgjuar, në shkollë ai ka marrë edhe fletëlavdërim për rezultatet e larta në mësime, ndërsa lënda që atij i pëlqen më shumë është matematika. “I kam qejf të gjitha lëndët, por ajo që më pëlqen më shumë është matematika” tregon 9-vjeçari nga Kavaja.

Qemali i përlotur sa herë që flet për nipin e tij thotë se “Unë jam gjyshi i Flavios , por nuk paska gjë më të keqe se jetim në jetë. Unë dua të përgëzoj ata që për ditën e jetimëve kanë bërë gjithë këtë organizim dhe bëjnë diçka edhe për këta” tregon Qemali. Flavio ashtu si dhe fëmijët e tjerë, që kanë statusin e jetimit duan vetëm një gjë: që mos të braktisen edhe nga shteti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G