Zaloshnja: Gjysma e simpatizantëve të Ramës të pakënaqur me qeverisjen, gjysma e opozitarëve të pafrymëzuar nga Berisha

Zaloshnja: Gjysma e simpatizantëve të Ramës të pakënaqur me qeverisjen, gjysma e opozitarëve të pafrymëzuar nga Berisha

Sali Berisha dhe Edi Rama

Nga një sondazh që zhvillova për emisionin Top Story të Sokol Ballës, rezultoi se pothuaj 40% e shqiptarëve të rritur preferonin Ramën mes politikanëve kryesorë. Nga ana tjetër, vetëm gjysma e simpatizantëve të Ramës ishin të kënaqur me qeverisjen në përgjithësi. (Në një sondazh tjetër shumë më të hollësishëm, që sapo e kam përfunduar në terren, kam pyetur për shumë fusha të ndryshme të qeverisjes, por rezultatet e tij do të publikohen më vonë).

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (prill 2021), pothuaj 40% e zgjedhësve me banim në Shqipëri votuan për partitë e ndryshme opozitare. Në anën tjetër, nga sondazhi për emisionin Top Story rezultoi se vetëm 20% e shqiptarëve të rritur preferojnë Berishën mes politikanëve kryesorë. Dhe Berisha është politikani kryesor i opozitës, të cilit i bie barra të frymëzojë sa më shumë ndër ata që votuan herën e fundit kundër qeverisë, e madje të shtojë ca të tjerë…

Kjo panoramë e zymtë sinoptike për të dyja palët të lë përshtypjen se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të majit do të jetë shumë e ulët. Në fakt, zakonisht pjesmarrja në zgjedhjet lokale ulet krahasimisht me ato parlamentare. Kështu, në zgjedhjet e 2015-ës (të fundit kompetitive) morën pjesë rreth 75% e banorëve të rritur, tekasa në zgjedhjet paraardhëse parlamentare (2013) kishin marrë pjesë rreth 85% e banorëve të rritur.

Po në zgjedhjet e majit sa pritet të jetë pjesëmarrja?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, vjen në ndihmë një sondazh që zhvillova në fillim të shtatorit, ky pyeta se për kë janë të prirur të votojnë shqiptarët, ende pa ditur emrat e kandidatëve për kryebashkiakë. Dhe nga ai sondazh rezultoi se 35.5% e shqiptarëve të rritur ishin të prirur ose anonin të votonin për kandidatë socialistë dhe 34.5% për kandidatë opozitarë. Vetëm 30% ishin të vendosur për të mos votuar fare (shihni grafikun shoqërues).

Me pak fjalë, rreth 70% e shqiptarëve të rritur kanë gjasa të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të majit (të ndarë pothuaj baraz mes mazhorancës e opozitës). Dhe me afrimin e zgjedhjeve (kur kaçiatorët elektroralë lëvizin nëpër terren), numri i pjesëmarrësve mund të shkojë në rreth 75% të banorëve të rritur (rreth 1.6 milonë). Si në zgjedhjet e fundit kompetitive lokale (2015) …

Duke i ndërthurur rezultatet e dy sondazheve, mund të thuhet se gjysma e simpatizantëve të Ramës mund të shkojnë në kutitë e votimit në maj, edhe pse janë të pakënaqur nga qeveria e tij. Dhe nga ana tjetër, gjysma e opozitarëve mund të shkojnë të votojnë, edhe pse janë të pafrymëzuar nga politikani kryesor i opozitës…

Sondazhi

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nardi: 05/10/2022 14:47

    njeriu me i piset me i pabase jeni vetem ju sali,zhduku nga ky vend

    Përgjigju
  • sergi: 05/10/2022 14:46

    po more demokrat i qelbur qe sberi asgje te mire ne kete vend vetem vjedhje

    Përgjigju
  • Luan: 05/10/2022 13:38

    Nese ka njeri qe populli nuk duhet ta doje dhe ta flake me sekonda ai eshte sali ram berisha

    Përgjigju
  • miri: 05/10/2022 13:38

    o demokratet e flakt shikoni ke doni te beni kryetar ju nga nje gjumash ne nje gjumash tjtr

    Përgjigju
  • Alban: 05/10/2022 13:37

    Populli nuk eshte dele or mik , nuk ta nep njeri pushtetin kot 3 here kshuqe ska nevoje per shpjegime te metejshme.

    Përgjigju
  • arben: 05/10/2022 13:37

    po akoma me saiun ju akoma se keni kuptu qe eshte akoma ne gjume e ka nga mosha

    Përgjigju
  • limi: 05/10/2022 13:37

    saliu esgte vetem per gjume se i ka ardh mosha

    Përgjigju
  • Zaloshja: 05/10/2022 13:37

    Une se kuptoj ku i gjejne keto statistika keta te zgjuarit

    Përgjigju
  • Jani: 05/10/2022 13:36

    Pirdh pirdh se lirohesh o Zaloshe

    Përgjigju
  • Ina: 05/10/2022 13:06

    Saliu e nje pune qe e niste se sa me thene qe po merrej me dicka e bente e pastaj e linte pergjys ,turppp e se duam me ne pushtet se e keto gjera te bukura qe ka bere Rama ti prishe

    Përgjigju
  • Genti: 05/10/2022 13:05

    Vetem Rama eshte per Shqiperine sepse e ka ndryshuar totalisht vendin

    Përgjigju
  • Esi: 05/10/2022 13:01

    Ai Berisha qe nga fakti qe iku njehere nga qeveria nuk ja vlen me te rikthehet

    Përgjigju
  • Teo: 05/10/2022 12:11

    Berisha krimineli me i madh qe vendi yne ka

    Përgjigju
  • Eno: 05/10/2022 12:10

    Rama nje nga kryeminstrat me te mire qe kemi patur

    Përgjigju
  • Ani: 05/10/2022 12:10

    Si mund te kesh pelqeim per nje person qe ka vrar e prer ne mes te sheshit

    Përgjigju
  • Andi: 05/10/2022 12:04

    Aman mo se Salen vec horrat e vet e dun ca lesh frymzimi

    Përgjigju
  • Ervis: 05/10/2022 12:03

    Po ca me u frymzu nga Sala o pash zotin ai i shkreti ka harru me vdek

    Përgjigju
  • Vilson: 05/10/2022 11:46

    Ka marr fund koha sales se vetem per popullin smendonte

    Përgjigju
  • Ami: 05/10/2022 11:45

    Sala vec per vete ishte per asgje tjeter

    Përgjigju
  • Soni: 05/10/2022 11:44

    Aman akoma e permendin salen se kuptoj cpresin akoma

    Përgjigju
  • Isi: 05/10/2022 11:43

    Ja ka lezet rama qe vetem punon per vendin jo si ky qe vetem merte per vete

    Përgjigju
  • Geri: 05/10/2022 11:43

    Aman kte berishen ta zhdukin fare ta fusin me ndonje burg se shume po qarkullon

    Përgjigju
  • Eva: 05/10/2022 11:42

    Ca te frymzoj berisha ai cop hajduti

    Përgjigju
  • Gezim: 05/10/2022 11:30

    Cfare thot ky mo po kush e beson saliun dhe e ndjek

    Përgjigju
  • Geni: 05/10/2022 11:29

    Nuk ka njeri qe e do berishen kete ta keni te qarte

    Përgjigju
  • Arbi: 05/10/2022 11:27

    Analize e sakte por berisha eshte nje kriminel ne ndryshim nga rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja