Sipas BBC, në qytetin e Glasgou në Skoci njerëz të armatosur me thika janë parë në rrugët e qendrës së qytetit, në Rrugën West George dhe kanë sulmuar disa njerëz.

Prestigjozja britanike shkruan gjithashtu se ka patur edhe të vdekur dhe tre të plagosur dhe se ngjarja ka ndodhur jashtë një hoteli që strehon azilkërkues.

Një nga personat e përfshirë në incident është edhe një polic.

Njeriu qëllohet nga oficeri i policisë i armatosur

Policia ka deklaruar se njëri prej agresorëve është qëlluar nga një oficer policia por nuk dha detaje të tjera. Gjithashtu është plagosur edhe një polic i cili po merre trajtim në spital.

Ngjarja ndodh vetëm 6 ditë pas një tjetër sulmi të armatosur ku tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në parkun e kopshteve Forbury. Një azilkërkues libian 25-vjeçar, Khairi Saadallah, ishte përgjegjës për atë sulm terrorist

Lajmi në përditësim...