TIRANË - Fshati Gllavë i Tepelenës ndodhet në trekëndëshin Tepelenë, Skrapar, Përmet, është një fshat malor me bukuri të rralla natyrore. Banoret jetojnë kryesishtë me blegtori e bujqësi, por shfrytëzojnë edhe resurset turistike. Për të shtuar këtë potencial, banorët e Gllavës kanë përshtatur me punime karakteristike në gur, shtëpitë e tyre në  bujtina tipike rajonale për vizitorët dhe turistët që eksplorojnë këtë zonë. Ata dinë të përshtasin e të shfrytëzojnë mirë edhe burimet e shumta ujore në vend.
Sipas banorëve, kjo nismë synon t'u shërbejë turistëve e kryesisht të huajve, të cilët gjatë periudhës së verës janë të shumtë në zonën e Gllavës.
Për këtë arsye, komuniteti me investimet e veta po përpiqet për krijimin e mjediseve në shërbim të turizmit. Një problem i mbetur pa zgjidhje është infrastruktura rrugore drejt këtyre zonave të thella të Jugut të vendit. /ATSH/