Arrestohet shqiptari në Terni të Italisë, goditi me thikë gruan dhe vajzën. Ngjarja ka ndodhur dje mbasdite rreth orës 16:00.
Disa fqinj të familjes shqiptare kanë dëgjuar debate dhe zhurmë në apartament dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Efektivët e policisë sapo hynë në dhomë kanë gjetur gruan 51-vjeçare që i kishte dy duart e gjakosura ndërsa me një peshqir mundohej të ndalonte hemoragjinë.
E pranishme ishte dhe vajza 23-vjeccare e cila gjithashtu kishte plagë në të dyja duart dhe babai 51-vjeçar që kreu krimin.
Nëpër të gjithë dhomën kishte njolla gjaku ndërsa pas kontrollit në taracë u gjet edhe thika me të cilin shqiptari plagosi gruan dhe vajzën.
Sipas policisë konflikti i cili fatmirësisht nuk pati pasoja më tragjike ka ndodhur për arsye sentimentale. Shqiptari është arrestuar ndërsa pritet që sot të jepet masa e sigurisë ndaj tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com