Procesi i Berlinit/ Nënshkruhen 3 marrëveshje, nga lëvizja vetëm me karta te njohja e diplomave! Scholz: Koha që rajoni të lërë mbrapa konfliktet

BERLIN- U mbajt sot (3 nëntor) samiti i Berlinit në Kancelarinë Federale në Gjermani, një takim në kuadër të procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Në fillim të samitit, kancelari gjerman u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës në tërësi: "Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.”

Gjithashtu Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, por kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mënjanojnë konfliktet rajonale.

 "Lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Është koha e duhur për të kapërcyer konfliktet rajonale që kanë vazhduar për shumë gjatë. Konflikte që ju ndajnë dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën tuaj drejt Evropës”, u tha kancelari gjerman gjashtë kryeministrave të pranishëm. 

Në prag të samitit, qarqet nga Berlini kishin theksuar në këtë kontekst sidomos domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshje në dialogun Serbi-Kosovë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. 

Axhenda e Samitit kishte në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.

Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, e pranishme ështe edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Nënshkrimi i marrëveshjeve në samitin e Berlinit, Michel: Urime, Ballkani Perëndimor ka mbështetjen e BE-së

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve në samitin e Procesit të Berlinit. Michel shkruan se Ballkani ka mbështetjen e Bashkimit Europian.

“Mundësi e mirë për t'u bashkuar një muaj përpara Samitit BE - Ballkani Perëndimor. Në Tiranë, ne do të bazohemi në rezultatet e diskutimeve të sotme, do të thellojmë partneritetin tonë politik dhe do të zbusim më tej ndikimin negativ të luftës së Rusisë në Ukrainë. Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor mund të mbështetet gjithashtu në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë”, shkruan Michel.

Ora 12:36
Procesi i Berlinit/ Nga lëvizja e lirë me karta identiteti, të njohja e diplomave, nënshkruhen tre marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor

1667475454_Screenshot8.jpg

Tre marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor janë nënshkruar ditën e sotme në Procesin e Berlinit. Tre marrëveshjet parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave.

Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Por ato mbetën të paimplementuara për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë.

Ora 10:06
Samiti i Procesit të Berlinit, Scholz: T’i lëmë pas konfliktet e së shkuarës, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të përshpejtohet

 

Dialogu Kosovë-Serbi është mëse i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE. Ky ishte thelbi i fjalës së gjatë të kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz i cili mes të tjerash në samitin e Procesit të Berlinit foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Scholz u shpreh se nevoja për të lënë pas konfliktet e së shkuarës është kyç për stabilitetin dhe për ruajtjen e vlerave të Bashkimit Evropian.

‘Zonja dhe zotërinj jemi mbledhur këtu sot për të nënshkruar këto marrëveshje në formë urgjente, nxitur nga lufta brutale e Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe jemi mbledhur këtu për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Evropian. Është koha që t’u japim fund luftërave dhe konflikteve që kanë vijuar ndër vite të cilat pengojnë gjithashtu edhe në rrugën e drejt BE-së.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, pra le ta bëjmë. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, mund të mbështeten te Gjermania dhe ata mund të mbështeten në procesin  e Berlinit që të vijojmë suportin ndaj tyre. Vetëm bashkë, do punojmë për Bashkimin evropian. Vetëm së bashku,  mund t’i mbrojmë vlerat e Bashkimit Evropian dhe shtetin e së drejtës. Dhe vetëm bashkë ne mund ti bëjmë ballë risqeve që mund të përballet kontinenti ynë dhe i gjithë globi.’- tha Scholz. 

Ora 09:38
Procesi i Berlinit, kancelari gjerman: Premtimin për një të ardhme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, detyra jona për ta kthyer në realitet

Ka nisur samiti i procesit të Berlinit. Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera kancelari gjerman.

Kancelari gjerman u shpreh se premtimi për një të ardhme evropiane është detyra jonë, për ta kthyer në realitet.

‘Ju dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë. Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj. Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.’- tha ndër të tjera Scholz.

Ora 09:25
Procesi i Berlinit, Rama pritet nga kancelari gjerman, Scholz (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholzh. Report Tv sjell videon nga momenti kur kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e Procesit të Berlinit, teksa pritet nga Scholz.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo Edi RAMA: 03/11/2022 16:05

    Sa të jetë ky Ed RAMA futet ky vend në BE DHE bëhet modern ! Shqiptarët ne vitet 1991 nuk dinin asgje krejt i mesuam në Europë !

    Përgjigju
  • Spiro: 03/11/2022 13:22

    Tani i bie qe Saliu hoqi vizat dhe Rama hoqi fare pasaportat...

    Përgjigju
  • Tubi: 03/11/2022 10:02

    P none osh me ro shpie. Edhe sholoc ja ka nevojen

    Përgjigju
    • Agjenti: 03/11/2022 13:12

      Po o sufllaqe po. Te ishte per gjermanet e kishte fshi ballkanin mos i canin me veshet

  • Bravo: 03/11/2022 07:41

    Po për listën e Shish do flitet, shteti i vetëm në botë që nuk ka më agjentë sekretë.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 03/11/2022 07:53

      Keyo hakera jane te ilir metaj mos haroni kur ishte president doli qe ng presidenca ridhnin ifprmacione ne sherbim te te huajve dhe mediat asnjehere nuk e diskutuan .prosni se do te degjpno per spiunin.sa per Edi Ramen ju nuk keni te krahasuar .e ngriti shqiperine ne vendin qe i takpn.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë