Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi

Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi

Ilir Rusi në Komisionin e Ligjeve

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i kërkon Kuvendit 30 mln euro shtesë për marrjen me qira të një godine për gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sigurinë kibernetike dhe mirëmbajtjen teknologjike.

I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, kreu I KLGJ-së Ilir Rusi tha se megjithëse buxheti i këtij viti për këtë institucion është 13%më I lartë 35 % e kërkesave nuk janë mbuluar

“Po ti referohemi kërkesave buxhetore që kemi bërë për vitin 2025, niveli i miratimit nga ana e ministrisë së Financave është në nivel 13% më i lartë se vitin e kaluar por me ato sa i takon kërkesave tona buxhetore janë miratuar 2/3 ndërsa 1/3 jo, pra 35 %.”

Sipas relacionit të komisionit, sipas Birn shuma e kërkuar shtesë lidhet kryesisht me shpenzimet për paga dhe sigurime personeli dhe konkretisht 550 milion lekë kërkohen për plotësim vakancash dhe një shtese të miratuar prej 133 punonjësish.

Nga tabela e kërkesave parashikohet ndërtimi i dy godinave të reja gjykatash në shumën 850 milionë lekë, blerje programesh Softëare në shumën 454.7 milion lekë, 243.6 milionë lekë për projektin e Integrimit të Inteligjencës Artificiale në proceset e punës, etj..

 Kush janë kërkesat urgjente?

Qiraja për një godinë të gjykatë së Apelit është nevojë imediate.

Duhet ti përgjigjemi momentit dhe kohës.  Një shtesë tek shërbimet buxhetimit për qira të gjykatës së Apelit të Përgjithshëm Tiranë sepse të gjithë edhe në ato takime që kam patur me ju e të tretët, gjykata është shumë e rëndësishme jo vetëm nga vendndodhja por dhe juridiskionin që ka. Kemi pritshmëri për ti plotësuar vakancat. Kemi hapur 20 vakanca dhe do shkojmë në plotësimin e sot. Kjo ka 78 magjistratë në strukturë, de fakto ka 28 sot. 37 vakanca janë në proces. Është immediate që kjo gjykatë të ketë një godinë tjetër që të dyja dhomat penale e civile të ushtrojnë funksionalitetin e tyre. Kërkojmë që të na miratohet fondi shtesë për qiranë e objektit. Pjesa e projektit dhe zbatimit është realizuar nga ana jonë por është pjesa e truallit. Financimi për qiranë është immediate që ta bëjmë sa më funksionale këtë gjykatë.

Pranë gjykata operojnë dhe IT. Kërkojmë të na financohet pjesa e kostove për mirëmbajtjen e shërbimeve që aktualisht I kemi pranë gjykatave përkatëse. Fjalë e ditës është dhe siguria kibernetike. Do të donim financim për sigurinë kibernetike.Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka nevojë immediate

Deputetët e opozitës i pritën me kritika kërkesat e KLGJ-së dhe jo në proporcion me punën që bëjnë gjykatat për të dhënë shërbim për qytetarët. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi doli kundër duke i vënë në dukje se 'Ju kemi llastuar pak’

“Nuk jeni më institucion i ri por i konsoliduar. Keni pasur fonde, e personel ndoshta dhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak. Nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë. Nuk mund të kërkoni shtesa. Por të mbani llogari pse dosjet nuk ulen në gjykata. Sot qytetarët nuk kanë akses, 15 vjet për të marrë drejtësi. Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet. Caktoni ju programin. Nuk mund të shqyrtojë një gjyqtar vetëm një dosje në ditë? Mbani përgjegjësi. Shikoj 66 mln qira objekti, ndërkohë që objektet janë bosh”

Kreu i KLGJ-së u mbrojt duke thënë se këto fonde janë të domosdoshme për tiu përgjigjur kohës dhe nuk po flasim për luks.

‘Ne jemi organ që kontrollohemi, dhe auditeve përkatëse. Nuk besoj se ka punë të papaguar. Pjesa më e madhe e fondit janë paga, sigurime shëndetësore e sigurime shoqërorë. Zëri i dyti janë shërbimet, i treti janë investimet. Nuk më rezulton si drejtues i Këshillit të Lartë Gjyqësëor që këto fonde të mos kenë shkuar në destinacionin e duhur.

Qiratë për çfarë i kërkojmë? Për gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshjëm që ka numrin më të madh të dosjeve.

Nuk kërkojmë financime për luks. Të gjitha kërkesat janë të domosdoshme. Nuk po bëj kërkesa luski. Kemi kërkuar buxhetim për sigurinë në gjykatë.

Një nga problematikat me të cilat përballet gjyqësori është dhe dosjet stok që ende nuk janë shqyrtuar.  Rusi shprehu shqetësimin për nevojën e godinave dhe për gjykata të tjera në rrethe.

“Nëse janë fonde do shikojmë mundësinë. Pse jo të mos e shtrijmë këtë veprim dhe me gjykata të tjera në rrethe’ tha Rusi.

Seanca digjitale?

Deputeti socialist Toni Gogu pyeti nëse kanë  menduar dhe për ndryshime proceduriale që seancën ta parashikojnë që mund të zhvillohet në zoom apo google mitings, e provat të jenë shkresore digitale që komplementon hartën e re gjyqësore.Kreu i KLGJ e quajti zgjidhje për problemin e dosjeve stok por se duhet infrastrukturë dhe ndryshime ligjore. 

“Dosja digjitale është zgjidhja që dosjet stok ‘backlog’ të shkojë drejt uljes se do të rrisë shpejtësinë e gjykimit. Edhe në përvoja të huaja drejt asaj flitet. Sot ende kemi magjistratë që kur gjykojnë një cështje duhet të kenë dy veta të tjerë.

"Deritani vetëm për digjitalizimin e arkivave janë skanuar 10 mln fletë dhe vetëm vijon, e vijon. E thënë ndryshe ne të shkojmë drejt krijimit të infrastrukturës së digjitalizimit, ndryshimet ligjore ju I kini. Ne I propozojmë ju e kini kalendarin tuaj. Ideja është të krijojmë infrastrukturën por do ndryshime ligjore. Ne kemi prioritet të marrim nisma e propozojmë ndryshime ligjiore që shkojnë me hapin e kohës" tha Rusi.

Nga ana tjetër Rusi propozoi të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të futet “dosja dixhitale” si praktikë për të zgjidhur ‘backlog’-un, stokun e dosjeve të prapambetura në sistemin gjyqësor.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore