TIRANË- Dy protestues në zonën e Astirit janë vetë dorëzuar në polici, një javë pasi goditën me gurë policinë dhe thyen xhamin e ambulancës në protestën te "Unaza e Re". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se janë vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë, Lutfi Kastrati dhe Gëzim Sadikaj.

Ndërkohë, tre ditë më parë u shoqëruan në polici babë e bir, Edi dhe Maliq Ferati. Shoqërimi i këtyre dy të fundit u shoqërua sërish tensione me efektivët e policisë, ku kërkuan në Gjykatën e Tiranës lirimin e tyre me pretendimet se janë të pafajshëm. Për këtë ngjarje, u shoqëruan dy protestues të tjerë Skënder Doda dhe Gëzim Billa.

Prej muajsh,  banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re. 

Në protestën e tyre herë pas herë u janë bashkuar edhe përfaqësues të opozitës, nga PD dhe LSI, e ndërsa nuk kanë munguar tensionet.