Vijon me tensione ndeshja në 'Elbasan Arena'. Në minutën e 66-të tifozët hodhën shumë sende të forta nga tribuna kryesore e stadiumit, teksa një shishe uji ka goditur arbitrin Juxhin Xhaja.
Menjëherë pas ngjarjes, kryesori ka fërshëllyer duke ftuar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Vetë Xhaja dhe arbitrat e sfidës u futën në dhomat e zhveshjes, ndërsa skuadrat qëndruan në fushë. Pas 14 minutash ndërprerje, arbitrat u rikthyen në fushë duke vijuar ndeshjen.
Deri në këtë minutë KF Tirana po fitonte 0-2 me golat e Myslovic dhe Haxhiut.
Lajmi kryesor:
Mbyllet sezoni i rregullt i Superligës, Bylisi rrëzohet në Kategorinë e Parë! Teuta do të garojë në play-out, skema dhe ndeshjet e 'Final 4'











