Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë.
Bëhet fjalë për Ardian Shahi (Muça) i cili rezulton se ka plagosur 5 herë me thikë një punonjës policie në Peshkopi.
Ngjarja ka ndodhur në 9 janar të 2020 në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’ pas një konflikti të çastit ku më pas 39-vjeçari plagosi efektivin e policisë me iniciale B.Z. 56 vjeç i cili ishte jashtë orarit të shërbimit.
“Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi me datë 09 janar 2020, në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Prefekturës', në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit ka goditur 5 herë me mjet prerës thikë shtetasin B. Z, 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit)” njofton policia.
Ndaj shtetasit Ardian Shahi (Muça) Gjykata e Dibrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë.
Materialet shtesë në ngarkim të 39 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.