Goditi autobusin e kombëtares 
serbe, katër muaj burg Qeleshit

TIRANË - Jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i famshëm për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim. Kjo masë dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza, atë të “Veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi gjykata ka vendosur që t’i pezullojë masën e dënimit dhe t’ia kalojë atë me kusht, duke e detyruar të riun që për 18 muaj të mos shoqërohet me asnjë person me precedentë penalë. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Marsel Qeleshit me 18 burg, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata e Tiranës. Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza”, drejt hotelit “Sheraton”,ku do akomodohej.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti