TIRANË- Redon Skutera është autori që ka dhunuar gazetarin investigative të Report Tv, Adriatik Doçin, i cili është identifikuar nga Policia dhe sot është bërë i mundur arrestimi i tij. 32-vjeçari Skutera, lindur në Berat është ndaluar në rrugën “Sami Frashëri”.

Skuetra është arrestuar 6 ditë pas sulmit të gazetarit Doçi shumë pranë shtëpisë dhe më pas u largua. Ndaj tij rëndon vepra për akuzën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Policia ka sjellë edhe video nga momenti i arrestimit të autorit, ndërsa po vijon hetimi për ta zbardhur të plotë ngjarjen për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në dhunimin e gazetarit të Report Tv.

Për dhunën ndaj gazetarit Doçi ka pasur një sërë reagimesh nga kolegët, ndërsa vetëm një ditë më parë deputeti socialist Erion Braçe i bëri thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen. Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e së dielës (13 nëntor) shumë pranë banesë së tij dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Dy ditë më parë, gazetari Doçi takoi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen.

Redon Skutera

Redon Skutera

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Del FOTO, ky është autori që dhunoi gazetarin e Report Tv, Adriatik Doçin

1668789014_finalprojekt.00114218.Still006.jpg

Report Tv ka siguruar foton e autorit të dhunoi gazetarin investigativ Adriatik Doçin. Ky është 32-vjeçari

Ora 17:24
Arrestimi i dhunuesit të tij, Adriatik Doçi falënderon uniformat blu: Punë profesionale, mesazh që krimi nuk mund të godasë median e lirë

1668357677_16683402161655840807Sequence03.00365406.Still022.jpg

Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar pas arrestimit të dhunuesit të tij dhe zbardhjes së ngjarjes nga ana e policisë. Adriatiku ka falënderoj policinë për punën shumë profesionale që ka bërë, duke e konsideruar zbardhjen e ngjarjes një lehtësim shumë të madh për të dhe familjen e tij.

“Së pari, dua të shpreh vlerësimin maksimal për Policinë e Shtetit, për punën profesionale, të guximshme, pa ndalim, madje deri pas mesnate, të komisariatit nr. 5, drejtuesit e të cilit zbuluan në kohë rekord autorin e sulmit fizik ndaj meje, bashkë me suportuesit e tij.  Ky është një lehtësim i madh për mua, familjen dhe miqtë e mi.  Vlerësoj gjithashtu interesimin e posaçëm të ministrin Blendi Çuçi për zbardhjen e ngjarjes.  Vlerësoj mbështetjen dhe solidaritetin maksimal të drejtuesve të Report Tv.

Ky është edhe një mesazh i shtetit për të gjithë kolegët e tjerë gazetarë, të cilët nesër mund të sulmohen nga segmente të krimit të organizuar. Ashtu siç edhe deklarova ditën e parë, sulmi  është paguar nga nyje të krimit të organizuar për shkak të detyrës, për të krijuar frikë dhe kufizuar raportimin.  Hetimet do të tregojnë më shumë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas për të ndarë me publikun të vërtetat me interes publik”, ka shkruar Adriatik Doçi.

Ora 16:34
PAMJE/ Dhunoi gazetarin Adriatik Doçi, ky është momenti kur policia arreston 32-vjeçarin

Ky është momenti kur arrestohet autori i dhunës fizike të ushtruar ndaj gazetarit të Report TV Ardiatik Doçi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, autori i veshur me rroba sportive është shoqëruar nga disa efektivë policie.

Në datën 13 nëntor, Redon Skutera ka sulmuar fizikisht gazetarin Adriatik Doçi teksa ky i fundit ndodhej pranë banesës së tij.

 

Ora 16:33
Arrestimi i autorit që dhunoi gazetarin e Report Tv, Adriatik Doçi, reagon Policia: E ka goditur disa herë me grushte për shkak të detyrës

1668785714_finalprojekt.00051122.Still004.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e autorit që ka dhunuar gazetarin investigativ të Report Tv, Adriatik Doçin. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Policia identifikon, kap dhe arreston autorin e dyshuar të goditjes së shtetasit A. D. (gazetar).  Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari R. S.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e  Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen  dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit  R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën "Ndre Mjeda", Tiranë. Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Arrestimi i shtetasit R. S. u bë  bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat  shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e  personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të mbrojtur dhe respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve e në veçanti të gazetarëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të të drejtave, duke iu garantuar reagim të shpejtë e profesional.