Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, procedohen tre të tjerë

Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, procedohen tre të tjerë

Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët. Në pranga ka rënë E.P, 37-vjeç i cili kundërshtoi dhe dhunoi punonjësin e policisë ndërsa tre persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë qenë bashkë me të.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posacme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Pas verifikimeve të bëra nga sherbimet e Policisë rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, i shtetasit E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç,sepse më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

•Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për “Largim nga banesa”, mbrëmjen e djeshme u gjet shtetasi I. D., 25 vjeç, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu