Serie A e futbollit është në javën e 27-të. Me fillim në 12:30 këtë të diel u zhvillua Sampdoria 3-1 Verona, me dorianët që sigurojnë tri pikë pas shumë javësh, duke shpresuar të dalin nga zona e ftohtë. Në 15:00, Fiorentina fitoi 1-0 me Leccen falë autogolit të Gallo në minutën e 27-të. Po në këtë orar, Torino humbi 0-4 në shtëpi nga Napoli. Miqtë e Spallettit duket se kanë "prekur" trofeun e Serie A këtë sezon, duke qenë të pandalshëm. Në 18:00 skena ishte për Lazio - Roma në "Olimpico", me kryeqytetin e Italisë që u vesh i kaltër pasi Lazio fitoi 1-0. Në 20:45 Interi humbi 0-1 me Juventusin në Milano.
Në stadiumin Olimpik të Torinos, vendasit humbën 0-4 me Napolin. Të besuarit e Spalletti nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, duke kaluar në avantazh qysh në minutën e nëntë me Osimhen. Në të 35' mendoi Kvaratskhelia që nga 11 metra nuk gaboi përballë Savic. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 51 minutë, Osimhen me dopietë shënoi për 3-0, teksa Ndombele në të 68 shënoi për 0-4. Me 71 pikë Napoli prin renditjen e Serie A, 21 pikë më shumë se Interi ndjekës. Torino me 37 pikë qëndron në vendin e 11-të.
Lazio fitoi 1-0 me Romën për javën e 27-të në Serie A. Në "Olimpico", djemtë e Sarrit sigurojnë tri pikë të rëndësishme duke shkuar përkohësisht në vendin e dytë dhe lënë Romën me pesë pikë pas në renditje. Dueli u vendos nga goli i Zaccagni në minutën e 65 të ndeshjes, kjo pas asistit të Felipe Anderson. I vetëm përballë Patricio, sulmuesi i Lazios nuk zhgënjeu. Ndeshja u vendos nga kartoni i kuq i Ibanez pas vetëm 32 minutave lojë, me Romën që luajti për 60 minuta me një lojtar më pak. Veç Ibanez, në pjesën e parë dy pjesëtarë të stafeve u larguan me të kuq, teksa edhe në fundin e ndeshjes arbitri Massa nxori edhe dy herë të kuqin pasi lojtarët dhe stafet u përplasën në fushë. Vlen të theksohet se në minutën e 68 Romës iu anullua një gol për pozicion jashtë loje. Hysaj te Lazio luajti titullar. Roma me 47 pikë mbetet në vendin e pestë. Kujtojmë se para ndeshjes pati përleshje mes tifozëve të Romës dhe policisë.
Derbi i Italisë është i Juventusit. "Zonja e Vjetër" fitoi 0-1 në transfertë me Interin, për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Djemtë e Allegrit u treguan më të zotët dhe në minutën e 23-të të ndeshjes shënuan me anë të Kostic pas një aksioni të bukur. Asisti i Rabiot u shfrytëzua nga serbi, që me një të majtë pjerrët me tokën e dërgoi sferën pas krahëve të Onana. Pjesa e dytë ishte me raste, teksa të dyja skuadrat shpërdoruan disa të tilla për golin e dytë. Bardhezinjtë kishin edhe dy raste të mira shënimi, duke gabuar në pasimin final. Për t'u përmendur dëmtimi i radhës për Chiesa-n, që u fut në fushë pjesën e dytë dhe u detyrua të dalë pas 27 minutave. Në fund tension mes lojtarëve, me D'Ambrosio që doli me karton të kuq te vendasit. teksa Juventus me këtë fitore shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, me bardhezinjtë që kanë -15 pikë të hequra nga Federata. Inter me 50 pikë mbetet në vendin e tretë.
Seria A - java 27-të:
Sampdoria 3-1 Verona
Fiorentina 1-0 Lecce
Torino 0-4 Napoli
18:00 Lazio 1-0 Roma
20:45 Inter 0-1 Juventus
Renditja: