GOLAT/ Interi kalon Benficën dhe 'fluturon' në gjysmëfinalet e Championsit, City barazon me Bayern! 8 gola në dy ndeshje

GOLAT/ Interi kalon Benficën dhe 'fluturon' në gjysmëfinalet e Championsit, City barazon me Bayern! 8 gola në dy ndeshje

Festa e Interit

Champions League ka zhvilluar dy ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale, me dy skuadra që kanë marrë biletën për në gjysmëfinale. Interi dhe Manchester City kalojnë më tej, me skuadrat që kanë barazuar me Bayern Munich dhe Benficën. Në Gjermani, Bayern barazoi 1-1 me Manchester Cityn dhe Interi barazoi 3-3 me Benficën. Në gjysmëfinale, City luan me Real Madridin dhe Interi me Milanin.

Në Milano, Interi dhe Benfica barazuan 3-3 në fazën çerekfinale të Champions League. Për ndeshjen e kthimit në Milano, skuadrat dhuruan spektakël golash, teksa zikaltërit kalojnë më tej pas fitores 0-2 në Portugali.  Ndeshja u hap në minutën e 14 nga Barella me një supergol, teksa Benfica barazoi me Aursens në të 38 minutë. Në pjesën e dytë Martinez dhe Correa shënuan për 3-1, teksa Benfica barazoi me Silva dhe Musa në fundin e lojës. Interi luan me Milanin në 9 maj në gjysmëfinale. Pas 13 vitesh, Inter luan sërish në këtë fazë.

Në "Allianz Arena", Bayern Munich dhe Manchester City barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions League. Falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë, City kalon më tej dhe gjen në gjysmëfinale Real Madridin. Ndeshja nisi me ritëm, teksa Haaland humbi penalltinë në të 38 minutë. Haaland nuk gaboi në të 57 minutë, kur pas asistit të De Bruyne shënoi për 0-1. Në të 83 minutë Kimmich vendosi ekuilibrat për 1-1. Bavarezët dështojnë edhe me Tuchel në stol, teksa në 9 maj City luan gjysmëfinalen e parë me Real Madrid.

9 maj - gjysmëfinale:

Milan - Inter

Real Madrid - Manchester City

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
Derbi Milan - Inter dhe Real Madrid - Man. City, kur luhen dy gjysmëfinalet e Champions League

Champions League ka mësuar sot dy gjysmëfinalet e këtij sezoni. Milan luan me Interin dhe Real Madrid me Manchester Cityn. Ndeshjet e para do zhvillohen në 9 maj dhe të kthimit në 16 maj.

9 maj - gjysmëfinale:

Milan - Inter

Real Madrid - Manchester City

Ora 23:08
Paqe në Gjermani, City kalon Bayernin dhe gjen Real Madridin në Ligën e Kampioneve (VIDEO)

Në "Allianz Arena", Bayern Munich dhe Manchester City barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions League. Falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë, City kalon më tej dhe gjen në gjysmëfinale Real Madridin. Ndeshja nisi me ritëm, teksa Haaland humbi penalltinë në të 38 minutë. Haaland nuk gaboi në të 57 minutë, kur pas asistit të De Bruyne shënoi për 0-1. Në të 83 minutë Kimmich vendosi ekuilibrat për 1-1. Bavarezët dështojnë edhe me Tuchel në stol, teksa në 9 maj City luan gjysmëfinalen e parë me Real Madrid.

Ora 23:07
VIDEO/ Festival golash në Milano, Interi barazon 3-3 me Benficën! Zikaltërit marrin biletën për në gjysmëfinale, gjejnë kushërinjtë

Në Milano, Interi dhe Benfica barazuan 3-3 në fazën çerekfinale të Champions League. Për ndeshjen e kthimit në Milano, skuadrat dhuruan spektakël golash, teksa zikaltërit kalojnë më tej pas fitores 0-2 në Portugali.  Ndeshja u hap në minutën e 14 nga Barella me një supergol, teksa Benfica barazoi me Aursens në të 38 minutë. Në pjesën e dytë Martinez dhe Correa shënuan për 3-1, teksa Benfica barazoi me Silva dhe Musa në fundin e lojës. Interi luan me Milanin në 9 maj në gjysmëfinale. Pas 13 vitesh, Inter luan sërish në këtë fazë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 20/04/2023 09:32

    AMALA PAZZA I N T E R AMALA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë