Champions League është në raundin e tretë. Këtë të martë sportive gjithçka nisi në orën 18:45, me dy ndeshje. Për grupin A Bayern Munich fitoi 1-3 kundër Galatasaray në Stamboll, ndërsa Interi fitoi 2-1 në Itali me Salzburg për grupin D. Me fillim në 21:00, te fitorja dolën Real Madridi, Manchester United iu fal golit të Maguire, si edhe Arsenali e Napoli.
Në "Rams Park" në Stamboll, Galatasaray vendas humbi 1-3 me Bayern Munich. Për grupin A të Champions League, bavarezët shkojnë në krye me nëntë pikë të plota duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit më tej. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm tetë minutave lojë nga Kingsley Coman, teksa në të 30 minutë ishte Icardi që barazoi me penallti. "Panenka" nga argjentinasi që elektrizoi stadiumin. Në pjesën e dytë Bayern nuk mund të zhgënjente, teksa shënoi dy herë të tjera me Kane në të 73 minutë dhe Musiala në të 79 minutë.
Në "Giuseppe Meazza", Interi fitoi 2-1 kundër Salzburg për grupin D të Champions League. Ndeshja e xhiros së tretë u zhbllokua nga Sanchez pas vetëm 19 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, teksa në të 57 minutë barazoi Gloukh. Barazimi zgjati vetëm shtatë minuta, me Calhanoglu që kaloi në epërsi zikaltërit në të 64 minutë me penallti. Vend në këtë duel edhe për Asllanin, që zëvendësoi turkun në të 76 minutë. Me këtë sukses Interi shkon në kuotën e shtatë pikëve.
Për grupin B të Champions League, Arsenali fitoi 1-2 me Sevillan për raundin e tretë. "Topçinjtë" e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Martinellit në të 45+4 minutë. Gabriel Jesus në minutën e 53 çoi shifrat në 0-2, teksa Gudelj shkurtoi për Sevillan në minutën e 58-të. Arsenal me gjashtë pikë merr kreun e grupit.
Real Madrid fitoi 1-2 me Bragën në Portugali. Ndeshja e grupit C vlente për raundin e tretë, me "Galaktikët" që shkojnë në kuotën e nëntë pikëve me tre fitore. Rodrygo në minutën e 16-të zhbllokoi ndeshjen me asistin e Vinicius, teksa Bellingham në të 61 minutë shënoi golin e dytë. Djalo shkurtoi për Bragën në të 63 minutë, teksa në fund ishin miqtë e Ancelottit që dolën me tri pikë duke qenë një hap pranë kalimit të grupit.
Champions League - raundi 3, e martë:
Grupi A
18:00 Galatasaray 1-3 Bayern Munich (Icardi 30' / Coman 8', Kane 73', Musiala 79')
21:00 Man. United 1-0 Copenhagen (Maguire 72')
Grupi B
21:00 Lens 1-1 PSV Eindhoven (Uahi 65' / Bakayoko 55')
21:00 Sevilla 1-2 Arsenal (Gudelj 58' / Martinelli 45+4', Jesus 53')
Grupi C
21:00 Braga 1-2 Real Madrid (Djalo 63' / Rodrygo 16', Bellingham 61')
21:00 Union Berlin 0-1 Napoli (Raspadori 65')
Grupi D
18:00 Inter 2-1 Salzburg (Sanchez 19', Calhanoglu 64' / Gloukh 57')
21:00 Benfica 0-1 Real Sociedad (Mendez 63')
Renditja:
Për grupin B të Champions League, Arsenali fitoi 1-2 me Sevillan për raundin e tretë. "Topçinjtë" e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Martinellit në të 45+4 minutë. Gabriel Jesus në minutën e 53 çoi shifrat në 0-2, teksa Gudelj shkurtoi për Sevillan në minutën e 58-të. Arsenal me gjashtë pikë merr kreun e grupit.
Real Madrid fitoi 1-2 me Bragën në Portugali. Ndeshja e grupit C vlente për raundin e tretë, me "Galaktikët" që shkojnë në kuotën e nëntë pikëve me tre fitore. Rodrygo në minutën e 16-të zhbllokoi ndeshjen me asistin e Vinicius, teksa Bellingham në të 61 minutë shënoi golin e dytë. Djalo shkurtoi për Bragën në të 63 minutë, teksa në fund ishin miqtë e Ancelottit që dolën me tri pikë duke qenë një hap pranë kalimit të grupit.
Interi fitoi 2-1 kundër Salzburg për xhiron e tretë në grupin D të Champions League. Në këtë duel minuta mori edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares u fut në fushë në të 76 minutë në vend të Calhanoglu. Besimi dhe minutat që ka marrë bënë që djaloshi të provonte një "gol të çmendur" nga afro 40 metër, duke tentuar portën nga mesi i fushës. Shënjestra dhe forca nuk ishin të duhurat, me shprehjen "rëndësi kishte pjesëmarrja" që vlen në këtë rast.