GOLAT/ Arsenalit i mjafton Havertz, 'Topçinjtë' në krye të Premier League! City dhe Liverpool ndajnë pikët, Chelsea turpërohet nga Newcastle

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 13-të. Në mesditë, këtë të shtunë sportive gjithçka nisi në orën 13:30, me Manchester Cityn që barazoi 1-1 kundër Liverpool në "Etihad". Po sot në 16:00 u luajtën edhe gjashtë ndeshje të tjera, me Newcastle që fitoi 4-1 me Chelsea. Në 18:30 Arsenali fitoi 0-1 kundër Brentford me golin e Havertz në minutën e 88-të dhe merr kreun e Premier League.

Në "Etihad Stadium" Manchester City dhe Liverpool barazuan 1-1 për raundin e 13-të në Premier League. Të pranishmit në stadium panë një ndeshje me grintë, raste dhe nerva. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Cityn, me Haaland që shënoi pas vetëm 27 minutave lojë me asistin e Ake. Në pjesën e dytë ishte Klopp që bëri pesë zëvendësime, teksa të kuqtë e gjetën golin e barazimit me Alexander - Arnold në të 80 minutë, kjo pas asistit të Salah. Bie në sy se gjatë këtij 90 minutëshi (shto edhe 8 shtesë në fund) Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim. Në fund trajneri spanjoll pati një përplasje me sulmuesin Nunez të Liverpool, duke u dashur ndërhyrja e Klopp për t'i ndarë. 

Në "Shën James Park", Newcastle fitoi 4-1 me Chelsean duke turpëruar Blutë e Londrës. Në fushë 21 minuta në pjesën e dytë mori edhe Armando Broja që nuk la gjurmë në këtë duel, me vendasit që kishin vendosur gjithçka. Pjesa e parë u mbyll 1-1, me Isak që kaloi në avantazh Newcastle, ndërsa vendosi ekuilibrat Sterling në të 23 minutë.

Kur u duk se pjesa e dytë do ishte e luftuar, Lascelles dhe Joelington shënuan dy gola të shpejtë në minutat 60-të dhe 61 për vendasit, duke hedhur "në tapet" Chelsean. Në fund kishte vend edhe për golin e Gordon, me Newcastle që fiton 4-1 kundër Chelsea dhe merr vendin e gjashtë me 23 pikë. Skuadra e Pochettinos me vetëm 16 pikë mban pozitën e 10-të në klasifikim.

Në stadiumin "Community", Brentford vendas humbi 0-1 me Arsenalin. "Topçinjtë" e Artetas iu falën golit të Havertz në minutën e 88-të për të marrë tri pikët që i dërgojnë në krye të Premier League. Për javën e 13-të, ndeshja nisi mirë për miqtë që shënuan me Trossard në minutën e 42-të, por gjithçka u anullua për pozicion jashtë loje. Arsenal më pas kontrolloi lojën dhe besoi deri në fund, ku përpjekjet u shpërblyen dhe Havertz shënoi pas asistit të Saka. Tanimë me 30 pikë Arsenali prin tabelën, duke lënë pas Cityn dhe Liverpoolin.

Premier League, java 13-të - E shtunë:

13:30 Manchester City 1-1 Liverpool

16:00

Burnley 1-2 West Ham

Luton 2-1 Crystal Palace

Newcastle 4-1 Chelsea

Nottingham 2-3 Brighton

Sheffield United 1-3 Bournemouth

18:30 Brentford 0-1 Arsenal

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
VIDEO/ Havertz në minutën e 88-të, Arsenal fiton në transfertë dhe merr kreun e Premier League

Në stadiumin "Community", Brentford vendas humbi 0-1 me Arsenalin. "Topçinjtë" e Artetas iu falën golit të Havertz në minutën e 88-të për të marrë tri pikët që i dërgojnë në krye të Premier League. Për javën e 13-të, ndeshja nisi mirë për miqtë që shënuan me Trossard në minutën e 42-të, por gjithçka u anullua për pozicion jashtë loje. Arsenal më pas kontrolloi lojën dhe besoi deri në fund, ku përpjekjet u shpërblyen dhe Havertz shënoi pas asistit të Saka. Tanimë me 30 pikë Arsenali prin tabelën, duke lënë pas Cityn dhe Liverpoolin.

Ora 19:06
VIDEO/ Ofendime dhe përplasje pas ndeshjes, Guardiola dhe Nunez s'i mbajnë nervat

Manchester City dhe Liverpool barazuan 1-1 për javën e 13-të në Premier League. Për vendasit shënoi Haaland në minutën e 27-të, ndërsa Arnold barazoi në të 80 minutë. Fundi i ndeshjes ishte me nerva, gjë që përfshiu protagonistët. Darwin Nunez i Liverpool u përplas me Guardiolën, me dyshen që shkëmbeu ofendime në distancë. U desh ndërhyrja e Klopp dhe stafeve të skuadrave për të shuar gjakrat.

Ora 18:00
VIDEO/ Armando Broja 21 minuta në fushë, Newcastle 'shkërmoq' 4-1 Chelsean


Në "Shën James Park", Newcastle fitoi 4-1 me Chelsean duke turpëruar Blutë e Londrës. Në fushë 21 minuta në pjesën e dytë mori edhe Armando Broja që nuk la gjurmë në këtë duel, me vendasit që kishin vendosur gjithçka. Pjesa e parë u mbyll 1-1, me Isak që kaloi në avantazh Newcastle, ndërsa vendosi ekuilibrat Sterling në të 23 minutë.

Kur u duk se pjesa e dytë do ishte e luftuar, Lascelles dhe Joelington shënuan dy gola të shpejtë në minutat 60-të dhe 61 për vendasit, duke hedhur "në tapet" Chelsean. Në fund kishte vend edhe për golin e Gordon, me Newcastle që fiton 4-1 kundër Chelsea dhe merr vendin e gjashtë me 23 pikë. Skuadra e Pochettinos me vetëm 16 pikë mban pozitën e 10-të në klasifikim.

Ora 15:57
VIDEO/ Kreu 'luftë nervash', Manchester City dhe Liverpool 1-1 mes tensionit


Në "Etihad Stadium" Manchester City dhe Liverpool barazuan 1-1 për raundin e 13-të në Premier League, duke bërë që kreu i renditjes të ndahet me një pikë mes tyre, me djemtë e Guardiolës që janë më sipër. Të pranishmit në stadium panë një ndeshje me grintë, raste dhe nerva. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Cityn, me Haaland që shënoi pas vetëm 27 minutave lojë me asistin e Ake. Në pjesën e dytë ishte Klopp që bëri pesë zëvendësime, teksa të kuqtë e gjetën golin e barazimit me Alexander - Arnold në të 80 minutë, kjo pas asistit të Salah. Bie në sy se gjatë këtij 90 minutëshi (shto edhe 8 shtesë në fund) Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim.

Në fund trajneri spanjoll pati një përplasje me sulmuesin Nunez të Liverpool, duke u dashur ndërhyrja e Klopp për t'i ndarë. City me 29 pikë mban vendin e parë për momentin, ndjekur nga Liverpool me 28 pikë. Arsenal me 27 ka një ndeshje më pak dhe shansin për të marrë kreun në rast të një suksesi të plotë në transfertë me Brentford, sot në 18:30.

 

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren