GOLAT/ Manchester United rikthehet të fitojë, 'Djajtë' kalojnë raundin në FA Cup

FA Cup luajti raundin e 1/32, aty ku Manchester United fitoi 0-2 në udhëtim kundër Wigan Athletic dhe kësisoj kalon më tej në këtë turne, duke dashur t'i shkojë deri në fund për të ngritur trofeun.

Në "DW Stadium", dueli u zhbllokua pas 22 minutave lojë me Diego Dalot, i cili shfrytëzoi mirë një pasim të Rashford dhe e dërgoi sferën në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në fraksionin e dytë ishte një penallti e Bruno Fernandes në të 74 minutë që i dërgoi shifrat në 0-2.

United ia del të fitojë, duke marrë suksesin e dytë në shtatë ndeshjet e fundit dhe duke qetësuar disi situatën e trajnerit ten Hag, që është përfolur për një largim të mundshëm. Në raundin e radhës, United do përballet me fituesin e çiftit Newport - Eastleigh.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë