GOLAT/ Juventusi përmbys dhe ndjek Interin në Serie A, Milani tripletë në Empoli! Napoli bie në Torino, Roma ngec në 'Olimpico' me Atalantën

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë pesë ndeshjet e radhës për raundin e 19-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, aty ku Milani fitoi 0-3 në udhëtim me Empolin. Në 15:00 te tri pikët dolën Lazio dhe Torino, teksa Juventusi fitoi 1-2 me vështirësi dhe përmbysje ndaj Salernitanës, duke ndjekur kështu kryesuesit e Interit. Në mbrëmje, Roma dhe Atalanta barazuan 1-1 në 'Olimpico'.

Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli vendas nuk ia doli të sigurojë pikë dhe humbi 0-3 me Milanin. Kjo ishte fitorja e parë pas tre muajve e kuqezinjve në udhëtim. Dueli pa në stol Berishën dhe Shpendin për vendasit, teksa Ismajli e nisi nga minuta e parë në mbrojtje, por pa mundur të ndalë miqtë. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Loftus-Cheek, që nuk gaboi dhe ktheu në gol pasimin final të Leao. Më pas ishte radha e Giroud që në të 31 minutë shënoi për 0-2 nga penalltia, kjo edhe pas ndërhyrjes së VAR. Në fund të lojës, në minutën e 88-të, djaloshi nga Bregu i Fildishtë, Chaka Traore shënoi golin e tretë. 19-vjeçari gjen rrjetën e parë me kuqezinjtë në Serie A, vetëm katër minuta pasi u fut në fushë. Milan me 39 pikë 'blindon' vendin e tretë, ndërsa Empoli me 13 pikë mban vendin e parafundit.

Në "Stadiumin Olimpik", Torino mundi 3-0 Napolin. Kampionët në fuqi të Italisë kanë tre ndeshje pa fitore dhe rrezikojnë Europën. Për raundin e 19-të në Serie A, Torino e Ivan Juric u tregua më e saktë dhe ia doli të shënonte tre herë. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në epërsi minimale për "Demat", që iu falën golit të Sanabrias në të 43 minutë. Në fraksionin e dytë, Mazzochi la Napolin me një lojtar më pak, vetëm katër minuta pasi u fut në fushë. Vlasic në të 52 minutë dhe Buongiorno në të 66' shënuan edhe dy herë të tjera për vendasit. Te Torino Mërgim Vojvoda qëndroi në stol gjatë këtij takimi. Napoli me 29 pikë mban vendin e nëntë, dy pikë më pak se vendin i gjashtë që të çon në Evropë. Torino me këtë sukses ngjitet në vendin e dhjetë me 27 pikë.

Ndeshje për ata me zemër të fortë. Kështu rezultoi sfida e "Arechi", aty ku Juventusi fitoi 1-2 me përmbysje në udhëtim kundër Salernitanës për javën e 19-të në Serie A. Edhe pse me një lojtar më shumë për 37 minuta, "Zonja" nuk e pati të lehtë përballë djemve të Pippo Inzaghit. Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh pas minutës së 39-të, kur Maggiore shënoi një gol të bukur me të majtën. Po i njëjti do ishte "engjëll dhe djall" për Salernitanën, pasi në minutën e 53-të la të tijtë me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë. Illing Junior në të 65 minutë barazoi gjithçka pas asistit të Vlahovic. Serbi i bardhezinjve do ishte hero në këtë takim, pasi pas asistit gjeti edhe golin e fitores dhe tri pikëve për të tijtë. Në minutën 90+1, shtatëlarti përfitoi nga krosimi i Danilos dhe me kokë mposhti Costil në portë. Kështu, Juventusi me 46 pikë ndodhet sërish në vendin e dytë, vetëm dy pikë pas Interit kryesues, duke ndjekur këmba-këmbës zikaltërit, në një garë të ethshme për kreun e Serie A. Nga ana tjetër, Salernitana me vetëm 12 pikë dhe dy fitore në 19 ndeshje mban pozitën e fundit në klasifikim.

Serie A, java 19-të:

E dielë

12:30 Empoli 0-3 Milan ( Loftus-Cheek 11', Giroud 31', Traore 88')

15:00 Torino 3-0 Napoli (Sanabria 43', Vlasic 52', Buongiorno 66')

15:00 Udinese 1-2 Lazio (Walace 59' / Pellegrini 12', Vecino 76')

18:00 Salernitana 1-2 Juventus (Maggiore 39' / Illing Junior 65', Vlahovic 90+1')

20:45 Roma 1-1 Atalanta (Dybala 39' / Koopmeiners 8')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
VIDEO/ Përmbysje e 'çmendur' në minutën e 91, Juventusi fiton 1-2 kundër Salernitanës dhe ndjek Interin

Ndeshje për ata me zemër të fortë. Kështu rezultoi sfida e "Arechi", aty ku Juventusi fitoi 1-2 me përmbysje në udhëtim kundër Salernitanës për javën e 19-të në Serie A. Edhe pse me një lojtar më shumë për 37 minuta, "Zonja" nuk e pati të lehtë përballë djemve të Pippo Inzaghit. Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh pas minutës së 39-të, kur Maggiore shënoi një gol të bukur me të majtën. Po i njëjti do ishte "engjëll dhe djall" për Salernitanën, pasi në minutën e 53-të la të tijtë me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë. Illing Junior në të 65 minutë barazoi gjithçka pas asistit të Vlahovic. Serbi i bardhezinjve do ishte hero në këtë takim, pasi pas asistit gjeti edhe golin e fitores dhe tri pikëve për të tijtë. Në minutën 90+1, shtatëlarti përfitoi nga krosimi i Danilos dhe me kokë mposhti Costil në portë. Kështu, Juventusi me 46 pikë ndodhet sërish në vendin e dytë, vetëm dy pikë pas Interit kryesues, duke ndjekur këmba-këmbës zikaltërit, në një garë të ethshme për kreun e Serie A. Nga ana tjetër, Salernitana me vetëm 12 pikë dhe dy fitore në 19 ndeshje mban pozitën e fundit në klasifikim.

Ora 16:56
Torino 'shkërmoq' 3-0 Napolin, kampionët e Italisë e mbyllin me dhjetë lojtarë (VIDEO)

napoli.jpg" style="height:520px; width:780px" />

Në "Stadiumin Olimpik", Torino mundi 3-0 Napolin. Kampionët në fuqi të Italisë kanë tre ndeshje pa fitore dhe rrezikojnë Europën. Për raundin e 19-të në Serie A, Torino e Ivan Juric u tregua më e saktë dhe ia doli të shënonte tre herë. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në epërsi minimale për "Demat", që iu falën golit të Sanabrias në të 43 minutë. Në fraksionin e dytë, Mazzochi la Napolin me një lojtar më pak, vetëm katër minuta pasi u fut në fushë. Vlasic në të 52 minutë dhe Buongiorno në të 66' shënuan edhe dy herë të tjera për vendasit. Te Torino Mërgim Vojvoda qëndroi në stol gjatë këtij takimi. Napoli me 29 pikë mban vendin e nëntë, dy pikë më pak se vendin i gjashtë që të çon në Evropë. Torino me këtë sukses ngjitet në vendin e dhjetë me 27 pikë.

Ora 15:49
VIDEO/ Fitore në udhëtim pas tre muajsh, Milani 'çmonton' 0-3 Empolin e shqiptarëve! Shënon 19-vjeçari

Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli vendas nuk ia doli të sigurojë pikë dhe humbi 0-3 me Milanin. Kjo ishte fitorja e parë pas tre muajve e kuqezinjve në udhëtim. Dueli pa në stol Berishën dhe Shpendin për vendasit, teksa Ismajli e nisi nga minuta e parë në mbrojtje, por pa mundur të ndalë miqtë. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Loftus-Cheek, që nuk gaboi dhe ktheu në gol pasimin final të Leao. Më pas ishte radha e Giroud që në të 31 minutë shënoi për 0-2 nga penalltia, kjo edhe pas ndërhyrjes së VAR. Në fund të lojës, në minutën e 88-të, djaloshi nga Bregu i Fildishtë, Chaka Traore shënoi golin e tretë. 19-vjeçari gjen rrjetën e parë me kuqezinjtë në Serie A, vetëm katër minuta pasi u fut në fushë. Milan me 39 pikë 'blindon' vendin e tretë, ndërsa Empoli me 13 pikë mban vendin e parafundit.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë