GOLAT/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Interi mposht 0-1 Romën! Gjimshiti titullar në fitore, Fiore 'shkërmoq' me 6 gola Leçen

GOLAT/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Interi mposht 0-1 Romën! Gjimshiti titullar në fitore, Fiore 'shkërmoq' me 6 gola Leçen

Kvaratskhelia shënon me penallti

Serie A e futbollit është në raundin e tetë. Kjo e diel sportive nisi në orën 12:30, me Napolin që fitoi 0-1 kundër Empolit për t'u rikthyer në krye të renditjes. Ndërkohë Berat Gjimshiti luajti titullar për Atalantën, me bergamaskët që fituan 0-2 kundër Venezias. Kapiteni i Kombëtares ishte ndër më të mirët në fushë. Leçe e Ylber Ramadanit u mposht thellë 0-6 nga Fiorentina, me shqiptarin që luajti 75 minuta. Mbrëmja kulmoi me Roma 0-1 Inter. Zikaltërit ndjekin Napolin falë golit të Lautaros.

Në "Carlo Castellani", Empoli vendas nuk mundi të ndalte Napolin. Ishim miqtë që fituan 0-1 me golin e Kvaratskhelia në minutën e 63 nga penalltia. Paçka humbjes, te Empoli mbrojtësi Ardian Ismajli bëri një paraqitje të mirë dhe ndali Lukakun. Napoli me këtë sukses merr kreun e renditjes.

Në "Olimpico" Roma vijon për të tetin vit radhazi mos mposhtë dot Interin, duke humbur 0-1. Një gol Lautaro Martinez në minutën e 60-të vendosi ndeshjen dhe Interi siguron tri pikët e plota paçka se në 27 minutat e para të ndeshjes kryen dy zëvendësime të detyruara, me Calhanoglu dhe de Vrij që dolën jashtë. Inter me 17 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Napoli. Ndërkohë Roma me dhjetë pikë mban vendin e dhjetë. 12 tetor 2016, kjo ka qenë fitorja e fundit e Romës kundër Interit në 'Olimpico'.

Serie A, raundi 8-të:

E diel, 20 tetor 2024

12:30 Empoli 0-1 Napoli

15:00 Leçe 0-6 Fiorentina

15:00 Venezia 0-2 Atalanta

18:00 Cagliari 3-2 Torino

20:45 Roma 0-1 Inter

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Roma tetë vite pa fitore, Interi e mposht 0-1 në 'Olimpico'! Zikaltërit ndjekin Napolin


Në "Olimpico" Roma vijon për të tetin vit radhazi mos mposhtë dot Interin, duke humbur 0-1. Një gol Lautaro Martinez në minutën e 60-të vendosi ndeshjen dhe Interi siguron tri pikët e plota paçka se në 27 minutat e para të ndeshjes kryen dy zëvendësime të detyruara, me Calhanoglu dhe de Vrij që dolën jashtë. Inter me 17 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Napoli. Ndërkohë Roma me dhjetë pikë mban vendin e dhjetë. 12 tetor 2016, kjo ka qenë fitorja e fundit e Romës kundër Interit në 'Olimpico'.

Ora 19:59
Roma - Inter 'ndez' mbrëmjen e Serie A, formacionet zyrtare


Roma dhe Inter përballen këtë të diel në 20:45 në "Olimpico" për raundin e tetë në Serie A. Ivan Juric dhe Simone Inzaghi kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.

ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mancini, N'Dicka, Angelino; Celik, Cristante, Kone, Zaleuski; Dybala, Pellegrini; Dovbyk. Trajner: Juric

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhytarian, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajner: Inzaghi

Ora 16:16
VIDEO/ Ardian Ismajli 'blind' Lukakut, Napoli mposht Empolin me penallti

Në "Carlo Castellani", Empoli vendas nuk mundi të ndalte Napolin. Ishim miqtë që fituan 0-1 me golin e Kvaratskhelia në minutën e 63 nga penalltia. Paçka humbjes, te Empoli mbrojtësi Ardian Ismajli bëri një paraqitje të mirë dhe ndali Lukakun. Napoli me këtë sukses merr kreun e renditjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë