MUNICH - Bundesliga gjermane e futbollit nisi të premte me raundin e parë për sezonin e ri 2026-27. Në "Allianz Arena" kampionët në fuqi të Bayern Munich fituan 5-1 kundër Stuttgartit duke dhënë sinjale se edhe këtë sezon janë ekipi për t'u mposhtur.

Djemtë e Kompany e mbyllën pjesën e parë në epërsinë minimale 1-0 falë golit me kokë të mbrojtësit Dayot Upamecano. Në nisje të fraksionit të dytë miqtë vendosën ekuilibrat momental me Josha Vagnoman, por Michael Olise në minutën e 55-të riktheu sërish epërsinë për bavarezët.

Dy minuta më pas Bayern gjeti edhe golin e tretë, këtë herë me autogolin e Josha Vagnoman. Më pas trajneri Kompany hodhi në fushë blerjen e verës, Ismael Saibarin, me këtë të fundit që asistoi dy herë për golat e Pavlovic në minutën e 82-të dhe Diaz në shtesën e dytë të ndeshjes.

Këtë të shtunë Bundesliga ka në program gjashtë ndeshje. Në orën 15:30 do të luhen Elversberg - Bayer Leverkusen, Koln - Hoffenheim, Mainz - Paderborn, Leipzig - Gladbach dhe Union Berlin - Frankfurt, ndërsa në orën 18:30 Dortmundi pret në 'Iduna Park' ekipin e Hamburgut.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?