Premier League do e zhvillojë ruandin e 21-të këtë mesjavë. Të martën në Londër vendasit e West Ham u mposhtën 1-2 nga Nottinghami. Ishin vendasit që kaluan në epërsi pas 13-të minutash loje me autogolin e Murillos, teksa pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në fraksionin e dytë vendasve iu anulua një gol për pozicion të parregullt të Summerville, para se Nottingham të përmbyste ndeshjen. Fillimisht Nicolas Dominguez në minutën e 55-të vendosi ekuilibrat, ndërsa Morgan Gibbs-White një minutë para fundit të ndeshjes u tregua i saktë nga 11 metërshi dhe shënoi golin e dytë për Nottinghamin, duke përmbysur ndeshjen.
Me 21 pikë Nottingham mbetet në vendin e 17-të, ndërsa West Ham me vetëm 14 pikë mbetet në zonën e ftohtë (vendi 18-të). Sot në mbrëmje Premier League zbret në fushë me tetë takime ku spikatin Fulham - Chelsea, Manchester City - Brighton apo Burnley i Brojës kundër Manchester United.
Komente









