Europa League zhvilloi ndeshjet e katërta në grupe. Me fillim në 18:45 u zhvilluan tetë duele, ku pretendentët pësuan humbje. Në Francë, Toulouse fitoi 3-2 me Liverpool, Roma humbi 2-0 në transfertën e Slavias së Pragës, ndërsa në Amsterdam, Ajax pësoi disfatë 0-2 me Brighton. Në Bergamo, Atalanta fitoi 1-0 me Sturm Graz, teksa ishte Berat Gjimshiti që shënoi golin. Me fitoren 0-1 ndaj Qarabag, Leverkusen bëhet skuadra e parë që kualifikohet në 1/8.
Në Francë, Toulouse fitoi 3-2 me Liverpoolin për grupin E të Europa League. Të kuqtë pësuan një disfatë të hidhur në transfertë, duke mos mundur të marrin pikë edhe pse barazuan në fundin e lojës, por goli u anullua për prekje të topit me dorë. Sfida u hap nga vendasit në minutën e 36-të me Donnum, teksa Dallinga në pjesën e dytë shënoi për 2-0. Në të 74 minutë Liverpool hapi lojën pas autogolit të Casseres, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Magri dërgoi shifrat në 3-1. Në të 89 minutë Diego Jota shënoi për 3-2, me Liverpool që nuk siguroi pikë në transfertë. Me nëntë pikë, Liverpool qëndron sërish në krye të grupit, teksa Toulosuse me shtatë merr vendin e dytë.
Në "Fortuna Arena" në Çeki, Slavia e Pragës fitoi 2-0 kundër Romës, duke befasuar skuadrën e Mourinhos. Për grupin G të Europa League, Slavia shkon në kuotën e nëntë pikëve, duke marrë kreun paçka se ka pikë të barabarta me Romën. Pjesa e parë ka qenë pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë. Ishte Jurecka që në minutën e 50-të zhbllokoi gjithçka, ndërsa Masopust në të 74 minutë shënoi golin e qetësisë për djemtë e Tripisovskyt.
Në stadiumin "Tofiq Bahramov" në Baku, Qarabagu vendas humbi 0-1 me Bayer Leverkusen për grupin H në Europa League. Pasi janë në krye të Bundesligës në Gjermani, "Aspirinat" e Xabi Alonsos po bëjnë mirë edhe në Europë, duke marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Duhej goli i Boniface në minutën 90+4 të ndeshjes nga penalltia, që gjermanët të merrnin pikët e plota. Për vendasit në stol qëndroi Redon Xhixha. Me 12 pikë Leverkusen është në krye të grupit, duke lënë pas Qarabag, Molde dhe Hacken. Me fitoren 0-1 ndaj Qarabag, Leverkusen bëhet skuadra e parë që kualifikohet në 1/8.
Atalanta fitoi 1-0 me Sturm Graz në Bergamo. Sfida e grupit D të Europa League u vendos nga Berat Gjimshiti, me kapitenin e Kombëtares që i dha tri pikë të tijve me golin e shënuar. Pas një rrëmuje në zone, mbrojtësi goditi bukur dhe "shpërtheu" festën në stadium në të 50 minutë. Atalanta me 10 pikë merr kreun e gupit, duke lënë pas Sportingun. Me golin e parë sezonal, Berati tregohet vendimtar te të tijtë.
Rezultatet: