GOLAT/ Tirana lë pikë në Ballsh, Bylis ndal kryesuesit e Superligës! Erzeni dhe Kukësi 2 gola në Durrës

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur javën e 26-të këtë të shtunë. Në 14:00 në stadiumin e Ballshit, Bylis dhe Tirana barazuan 1-1. Skuadra e Shensojit kaloi e para në avantazh me Esquerdinha, teksa miqtë bardheblu barazuan në minutën e 90-të me autogolin e Damcevskit. Po sot për javën e 26-të në 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit Erzeni dhe Kukësi barazuan 1-1. Nesër luhen tre ndeshjet e radhës në Superligë. Në 13:00 Egnatia pret Teutën dhe Laçi luan me Vllazninë. Në 16:00 luhet Partizani - Kastrioti.

Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylisi dhe Tirana barazuan 1-1 për javën e 26-të të Superligës në futboll. Ndeshja ka qenë e luftuar në 90 minuta, me vendasit që sërish nuk ia dolën të sigurojnë pikët e plota për të dalë nga zona e ftohtë. Ka qenë Bylis që në të 66 minutë shënoi me Esquerdinha, teksa duhej fundi i ndeshjes dhe konkretisht minuta e 90-të që Damcevski të shënonte autogol për rezultatin 1-1. Për t'u përmendur edhe anullimi i golit të Lushkjas me VAR në të 49 minutë. Pas këtij dueli, Tirana me 44 pikë kryeson Superligën, duke pritur duelin e nesërm të Partizanit (kundër Kastriotit). Bylis me 28 pikë mban vendin e parafundit në klasifikim (9).

Erzeni barazoi 1-1 me Kukësin për javën e 26-të në Superligë. Dueli i zhvilluar në "Niko Dovana" të Durrësit ka qenë me emocione, teksa duhej fundi i ndeshjes që të vulosej rezultati. Ndeshja u hap në minutën e 27-të nga Ilirid Ademi, që shënoi pas asistit të Osmanllarit. Pjesa e dytë ka qenë e luftuar, teksa në minutën e 67, kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi gaboi nga penalltia duke goditur shtyllën. Pak minuta më vonë Ademi për Erzenin goditit transversën. Në shtesën e tretë ishte Barbosa te Kukësi që shënoi për 1-1. Sulmuesi brazilian festoi ditëlindjen e 24-t me një gol të bukur edhe pse u fut nga stoli. Erzeni, pas suksesit të një jave më parë rikthehet te barazimi, duke mbajtur vendin e tretë me 37 pikë. Nga ana tjetër, Kukësi pas tre fitoreve ndalet në Durrës dhe me 35 pikë renditet në vendin e gjashtë.

Superliga - java 26-të:

E shtunë

14:00 Bylis 1-1 Tirana

17:00 Erzeni1-1 Kukësi

E diel

13:00

Egnatia - Teuta

Laçi - Vllaznia

16:00 Partizani - Kastrioti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Paqe dhe 2 gola në 'Niko Dovana', Kukësi barazon Erzenin në shtesë (VIDEO)

Erzeni barazoi 1-1 me Kukësin për javën e 26-të në Superligë. Dueli i zhvilluar në "Niko Dovana" të Durrësit ka qenë me emocione, teksa duhej fundi i ndeshjes që të vulosej rezultati. Ndeshja u hap në minutën e 27-të nga Ilirid Ademi, që shënoi pas asistit të Osmanllarit. Pjesa e dytë ka qenë e luftuar, teksa në minutën e 67, kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi gaboi nga penalltia duke goditur shtyllën. Pak minuta më vonë Ademi për Erzenin goditit transversën. Në shtesën e tretë ishte Barbosa te Kukësi që shënoi për 1-1. Sulmuesi brazilian festoi ditëlindjen e 24-t me një gol të bukur edhe pse u fut nga stoli. Erzeni, pas suksesit të një jave më parë rikthehet te barazimi, duke mbajtur vendin e tretë me 37 pikë. Nga ana tjetër, Kukësi pas tre fitoreve ndalet në Durrës dhe me 35 pikë renditet në vendin e gjashtë.

Ora 16:33
Barazimi në transfertë, Orges Shehi: Ndeshje me dy tablo, zëvendësimet na ndihmuan

Bylis dhe Tirana barazuan 1-1 për javën e 26-të në Superligë. Pas ndeshjes për Oversport foli edhe trajneri i Tiranës, Orges Shehi. Durrsaku tha se ky duel ishte me dy tablo dhe se zëvendësimet bënë që dueli të barazohej.

"Ishte një ndeshje me dy tablo. Pjesa e parë ishte për t'u harruar dhe ndoshta meritonim të pësonim gol për mënyrën si po luanim. Ndërsa pjesa e dytë foli për ne edhe për disa lëvizje që bëmë. Pësuam një gol, por më pas ushtruam presion. Arritëm të shënonim, kishim edhe një shans tjetër, por i tillë është futbolli. Pjesët nuk korrespodojnë me njëra-tjetrën.

Mungesat? Patrick do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por me këtë organikë duhet të arrijmë objektivat. Duhet të luajmë topin që poshtë, duke vënë të gjithë skuadrën në kontakt me topin dhe të rrezikojmë më shumë.

Forma e Hasanit? Florenti është lojtari ynë kryesor. U dëmtua Patrick ndërsa Xhixha u largua. Florenti po bën mirë, por shpresojmë që të rikthehet edhe Abazaj dhe të shënojnë edhe lojtarët e tjerë të skuadrës", tha Orges Shehi.

Ora 16:08
VIDEO/ 2 gola dhe 'luftë' sportive në Superligë, Bylis dhe Tirana barazojnë në 'Adush Muça'

Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylisi dhe Tirana barazuan 1-1 për javën e 26-të të Superligës në futboll. Ndeshja ka qenë e luftuar në 90 minuta, me vendasit që sërish nuk ia dolën të sigurojnë pikët e plota për të dalë nga zona e ftohtë. Ka qenë Bylis që në të 66 minutë shënoi me Esquerdinha, teksa duhej fundi i ndeshjes dhe konkretisht minuta e 90-të që Damcevski të shënonte autogol për rezultatin 1-1. Për t'u përmendur edhe anullimi i golit të Lushkjas me VAR në të 49 minutë. Pas këtij dueli, Tirana me 44 pikë kryeson Superligën, duke pritur duelin e nesërm të Partizanit (kundër Kastriotit). Bylis me 28 pikë mban vendin e parafundit në klasifikim (9).

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës