Premier League e futbollit në Angli zhvilloi katër ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 16-të. Këtë të diel Manchester City konfirmoi krizën, teksa u përmbys 1-2 në derbi nga Manchester United. Në mbrëmje Chelsea bëri një hap më shumë drejt kreut, teksa te suksesi doli edhe Tottenham.
Në "Etihad" Manchester City u përmbys 1-2 nga Manchester United. Derbi i qytetit i buzëqeshi të kuqve të Ruben Amorim, që vetëm pak javë në krye të skuadrës sheh një sukses të rëndësishëm. Ndeshja u zhbllokua nga "Qytetarët" me golin e Gvardiol në minutën e 36-të. Vetëm katër minuta më vonë në fushë plasi sherri, me arbitrin që ndëshkoi me kartona të verdhë Hojlund dhe Ualker.
Kur u duke se City do linte pas krizën, fundi ishte dramatik për djemtë e Guardiolës. Fillimisht Bruno Fernandes me 11 metërsh barazoi sfidën në minutën e 88-të, para se Amad Diallo në minutën e fundit (90-të) të shënonte golin e tri pikëve për 'Djajtë e Kuq'. Në 11 ndeshjet e fundit Manchester City ka një fitore, dy barazime dhe tetë humbje, për një krizë të thellë.
Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 2-1 kundër Brentford dhe i afrohet Liverpoolit kryesues. Golat e Cucurella dhe Jackson e dërgojnë Chelsean te fitorja e pestë radhazi në Premier League. Me 34 pikë Chelsea është një kërcënim serioz për Liverpoolin.
Nga ana tjetër, Tottenham është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë në "St.Mary Stadium" duke thyer 0-5 vendasit e Southampton. Për Spurs shënuan Maddison me dopietë, Son, Kulusevski dhe Sarr, gola këta të gjithë në pjesën e parë.
Premier League, raundi 16-të:
E diel, 15 dhjetor 2024
15:00 Brighton 1-3 Crystal Palace
17:30 Manchester City 1-2 Manchester United
20:00 Chelsea 2-1 Brentford
20:00 Southampton 0-5 Tottenham
Renditja:
Manchester City u mund sërish dhe kjo tanimë nuk përbën më lajm, pasi në 11 ndeshjet e fundit "Qytetarët" kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe tetë humbje në të gjitha kompeticionet.
Pas disfatës 1-2 në derbin me Man. United foli trajneri Pep Guardiola. Spanjolli tregoi se gabuan me golat e pësuar dhe se ende nuk e ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga kjo krizë.
"Nuk ka shumë për të thënë. Asnjë justifikim... ata ishin tepër këmbëngulës. Ne nuk kemi humbur tetë ndeshje në dy sezone. Nuk mund ta mbrojmë këtë. Nuk bëhet fjalë për këtë apo atë lojtar. Ne dhuruam gola, është faji ynë. Nuk luajmë me qetësinë e duhur. Rezultatet nuk janë të mira, ndeshja nuk ishte e mirë. E di situatën, e kuptoj, por ky është realiteti”. "Unë nuk jam mjaftueshëm i zoti. Unë jam shefi, trajneri, duhet të gjej zgjidhje dhe deri tani nuk e kam gjetur. Ky është realiteti. Ne duam të luajmë më mirë, të krijojmë shanse. Por për momentin nuk është e mundur", tha Guardiola.
Në "Etihad" Manchester City u përmbys 1-2 nga Manchester United. Derbi i qytetit i buzëqeshi të kuqve të Ruben Amorim, që vetëm pak javë në krye të skuadrës sheh një sukses të rëndësishëm. Ndeshja u zhbllokua nga "Qytetarët" me golin e Gvardiol në minutën e 36-të. Vetëm katër minuta më vonë në fushë plasi sherri, me arbitrin që ndëshkoi me kartona të verdhë Hojlund dhe Ualker.
Kur u duke se City do linte pas krizën, fundi ishte dramatik për djemtë e Guardiolës. Fillimisht Bruno Fernandes me 11 metërsh barazoi sfidën në minutën e 88-të, para se Amad Diallo në minutën e fundit (90-të) të shënonte golin e tri pikëve për 'Djajtë e Kuq'. Në 11 ndeshjet e fundit Manchester City ka një fitore, dy barazime dhe tetë humbje, për një krizë të thellë.
Në 11 ndeshjet e fundit Manchester City ka një fitore, dy barazime dhe tetë humbje, për një krizë të thellë. Me 27 pikë City mban pozitën e pestë, ndërsa United me 22 pikë ndodhet në vendin e 12-të.