Në Bundesligë Bayern Mynchen është treguar i papërmbajtshëm në sfidën me Ëerder Bremen, pasi e ka shkatërruar me shifrat 6-1. Ajo që bën habi është se të parët në avantazh kaluan miqtë nga Bremen, të cilët realizuan me Milot Rashicën që dhuroi spektakël me topin. Gjithsesi ajo që do vinte më pas ishte një uragan i vërtetë.
Brenda pjesës së parë Bayern përmbysi me Coutinho-n dhe Leëandoëskin, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës dy gola të tjerë të Coutinho-s, rrejta e Leëandoëski-t si dhe goli i Muller vulosën rezultatin përfundimtar.
Edhe Dortmund nuk është kursyer në transfertë ndaj Mainz pasi ka fituar 0-4. ‘Pokeri’ për verdhezinjtë u mundësua nga Reus, Sancho, Hazard dhe Schulz.