Goli i parë sezonal i të kritikuarit Kolo Muani shmangu humbjen e Juventusit në transfertën e Cagliari-t në javën e 6 të Seria A. Vendasit zhbllokuan në pjesën e parë me Daniele Maldini-n, ndërsa Juventusit për të barazuar iu desh të kalonte goxha kohë. Vetëm në minutën e 80 Muani vulosi shifrat përfundimtare, ndërsa pak çaste më pas sulmuesi francez shpërdoroi një shans të artë për 3 pikët.
Rezultati 1-1 solli edhe tension mes dy trajnerëve, Spalletti dhe Piscane, të cilët u larguar me karton të kuq nga arbitri. Ndalesa në Cagliari e dërgoi Juventusin 5 pikë më pak se Interi kryesues.











Komente
Komento