Vidhnin gomone në Korfuz dhe i fshihnin në shtëpinë e Eduart Ndocajt, arrestohen dy të afërm të ish-deputetit

SARANDEGjatë një operacioni policor janë arrestuar në Sarandë dy të afërm të ish-deputetit të PS Eduard Ndocaj, të cilët akuzohet se vidhnin mjete lundruese, gomone, në ishullin e Korfuzit dhe më pas i sillnin në Shqipëri. Dy personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Sarandës janë të miturit F.Lleshaj 17 vjeç nga Mirdita por banues në fshatin Shëndëlli Sarandë dhe A.Dedaj 15 vjeç lindur në Rrëshen dhe banues në Shëndëlli Saranda. Të dy këta persona,së bashku me shtetasin tjetër të arrestuar në Greqi, 20-vjeçarin Kristi Dedaj, mësohet të jenë të afërm të ish-deputetit Ndocaj. Burimet policore thanë se të arrestuari janë djemtë e baxhanakut të Ndocaj, ose nipat e gruas së këtij të fundit. Mësohet se gjatë operacionit policor, në Korfuz të Greqisë është arrestuar dhe një person i katër 17-vjeçari L.Prenga banues në fshatin Shëndëlli.

Gomonia e vjedhur në shtëpinë e Ndocaj
Teksa policia e Sarandës ka vënë në zbatim operacionin e koduar “Butrinti”, ka arritur në bashkëpunim me policinë Greke, të sekuestrojë 5 mjete lundruese, gomone, të cilat janë vjedhur nga katër personat e sipërcituar. Një burim pranë policisë së Sarandës, tha se njëra nga gomonet e vjedhura është gjetur në shtëpinë e ish-deputetit Ndocaj, në fshatin Shëndëlli. Pikërisht në shtëpinë e Ndocaj, policia tha se veç gomones, personat e arrestuar kishin strehuar dhe sende të tjera, si motorë skafi, dhe sende të tjera që dyshohet se i kanë vjedhur në Greqi. Banesa ende e papërfunduar e Ndocaj, është deklaruar nga ky i fundit dhe në deklaratën e pasurisë të tij në kohën kur ushtronte funksionin e deputetit në qarkun e Lezhë.

“Zotërues në proces legalizimi, pjesa takuese 100 %, i një ndërtese 600m2 në Shëndëlli të Sarandës, plus trualli i saj sipërfaqe 1.200 m2 vlera sipas deklaruesit 100.000 euro, pa specifikuar burimin”-deklaronte Eduard Ndocaj në deklaratën e tij të pasurisë.

Dy persona të kapur në Greqi
Për arrestimin e këtyre personave policisë së Sarandës i është dashur të bashkëpunoje me homologët e tyre në Greqi, kjo pasi gomonet vidheshin në këtë shtet dhe më pas transportoheshin në Shqipëri. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dy gomone janë sekuestruar në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë bllokuar në Greqi. Dy persona janë arrestuar në Greqi, ndërsa bashkëpuntorët e tyre u ndaluan nga policia e Sarandës. Gomonet e sekuestruara në Shqipëri janë të llojit "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP dhe një varkë plastike "Evinrude" 25 HP. Të rinjtë shkonin me varkë në Korfuz, linin varkën aty dhe vidhnin gomonen që e sillnin në Sarandë. Policia është vënë në dijeni të këtij aktiviteti dhe u ka bërë pritë në Lumin “Pavllo” ku edhe i ka kapur dy të parët dhe pastaj operacioni ka vijuar me arrestimin e dy të tjerëve në Korfuz dhe sekuestrimin e 5 mjetëve lundruese. Indicia për hetimin erdhi pas vjedhjes në Sarandë të varkës që përdornin trafikantët për të shkuar në Korfuz. Mjetet që vidheshin do përdoreshin për trafik droge, pasi nuk rezultonin të kishin dokumenta në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 04/09/2018 18:03

    Eduard Ndocaj si thiu i Fran Ucit.

    Përgjigju
  • vlora: 04/09/2018 17:44

    turp per policin qe arreston keta horra ..me mire nga nje plumb bydhes rrugacet

    Përgjigju
  • janulla prifti homo cifti: 04/09/2018 13:09

    shoku i nard ndokes demonkristlesha plehra turpi i shqiptareve.

    Përgjigju
  • nua llesh perbiba: 04/09/2018 13:04

    E qelben shqiperine kja rrace e ndyte derri tane hajna e kriminela.

    Përgjigju
  • Tyuj: 04/09/2018 10:54

    Barkderri supaxhi kandidat pee bashki

    Përgjigju
  • raul: 04/09/2018 10:27

    ja kush eshte deputeti kaubojs qe akoma nuk dihet si e ka vene pasurine , lere po do dhe te behet kryetar bashkie hunderri,,,,

    Përgjigju
  • Saranda: 04/09/2018 09:29

    Prej shume brezash sarandiot puro !

    Përgjigju
  • Zanat i vjeter: 04/09/2018 08:58

    Ja u qiten faqen e zeze Mirditsve...se kane pase zakon me te vjedh e me te fike

    Përgjigju
    • Erion: 04/09/2018 10:55

      Nuk e di para 50-500 vjeteve si kane qene mirditoret, por qe kur i kam njohur nga afer 10-15 vitet e fundit, me keqardhje them se shqiptare me hajdute dhe llafazane nuk kam njohur deri me sot. S'kane asnje lidhje me fisnikerine.

  • lexuesi: 04/09/2018 08:44

    Mbiemrat janë denbabaden vendali.... Pastaj çuditemi kur dëgjojmë që kanë edhe konflikt për tokën (që i ka lënë stërgjyshi).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë