Ngjarja tragjike në Himarë, Koçi: Ata që marrin mjete lundruese duhet të kenë patentë! Softa: Të mos lejohen në brigjet ku lahen pushuesit

Ngjarja e rëndë në Himarë, ku drejtuesi i gomones Arjan Tase, përplasi për vdekje 7-vjeçaren ka tronditur opinionin publik, madje ka sjellë edhe reagimet e politikanëve, mes tyre kryeministrit Edi Rama.

Deputeti Petro Koçi reagoi për Report Tv, i cili e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë dhe e vendosi theksin tek masat që duhet të marrin autoritet për të shmangur tragjedi të tilla. Koçi thekson se mjetet lundruese nuk duhet të lejohen të lëvizin aty ku ka pushues, pasi vë në rrezik jetën e tyre.

“Isha duke e ndjekur bisedën. Ngjarje shumë e rëndë, sigurisht që është aksidentale nuk është e qëllimtë, por duhet reaguar dhe për mendimin tim nuk është se duhen bllokuar mjete motorike të ujit. Në plazh ku ka njerëz nuk duhet të lejohen duhet të ketë vende të veçanta ku të ankorohen dhe të lëvizin në drejtime të ndryshme, por jo të ikin drejt plazheve”, u shpreh Koçi në Report Tv.

Koçi thotë se subjektet që japin mjete të tilla lundruese, duhet t’ua japin vetëm personave që janë të pajisur me patentë. Në rastet kur nuk kanë patentë, sipas Koçit duhet të jetë një person i subjektit që të drejtojë mjetin lundrues për pushuesit që i marrin me qira.

“Kompanitë që japin me qira duhet t’ia japin një personi me patentë, ose ndryshe do duhet që një punonjës i tyre të bëjë drejtimin e mjetit. Duhen identifikuar më mirë disa masa që të shmangin në mënyrë absolute ngjarje të tilla. Mendoj që në vendet ku ka plazhe nuk duhet të lejohen mjetet motorike. Distanca e kalimit të tyre duhet ët jetë edhe më larg sesa është aktualisht. Duhet të jenë vende të ndara. Kush do që të merret me këtë lloj sporti, duhet të shkojë në vendin ku ndodhen këto mjete”, tha Koçi në Report Tv.

Të njëjtin mendim ndan edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i cili thotë se subjektet duhet t’i kenë mjetet e lundrimit të pajisura me leje, ndërsa ata që i marrin duhet të kenë patentë. Softa thotë se Ministria e Turizmit, ajo e Brendshme dhe pushteti lokal duhet të kenë një plan strikt për menaxhimin e plazheve, në mënyrë që mjetet lundruese të mos lejohen në brigjet ku lahen pushuesit.

“Duhet të jenë të licencuara ata që ia kanë si edhe at që i përdorin, duhet të kenë lejen e drejtimit. Plazhet duhet të klasifikohen, plazhet e hapura dhe me gji, siç është rasti i jugut. Mjetet lundruese nuk mund të përdoren kudo, ku pushuesit mund të jenë kudo, jo vetëm, fëmijë, por edhe një notar që do të shkojë. Duhet të ketë një plan për menaxhimin e plazheve, ministria e turizmit, e brendshme dhe pushtetin lokal. Çdo plazh duhet të ketë stacionin e policisë dhe policinë që lëviz në bregdet. Mjetet motorike përdoren pa kriter dhe këtu fillon rreziku. Duhet të ketë zona të përcaktuara, nuk mund të lundrosh aty ku ka pushues”, tha ai.

Softa shprehet se me mjetet motorike kryhen manovra të rrezikshme në brigje, vetëm për të hedhur video në rrjetet sociale, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Bëjnë spektakël me motor uji, thjesht për tu dukur, për të treguar foto e video në rrjetet sociale. Sjell shqetësim, por edhe paniku dhe frika që krijon. Mjetet motorike përdoren pa kriter dhe këtu fillon rreziku. Duhet të ketë një patentë, ose çdo njeri që duhet të ketë një mjet duhet të bëjë një kurs. Që fatkeqësisht në Shqipëri shko 10 ditë paguan 680 euro dhe merr patentën. Ata që lëvizin me mjetet lundruese nuk zbatojnë rregullat. Manovrat dhe vendet që ato lëvizin”, tha ai.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarasi: 02/08/2022 21:12

    Patente si Sajmir Tahiri? Ik ore.mbushu sahanlepires.

    Përgjigju
  • Ben: 02/08/2022 20:47

    Po ça ekspert sigurie esht ky softa ,inxhinier ne Valias ka qen saliu e beri polic llafos kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime