Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Muzeu Arkeologjik në Durrës ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shprehet se punimet janë ende duke vazhduar.

“Punimet po vijojnë dhe çdo ditë jemi gjithnjë e më pranë momentit të rihapjes së tij për publikun”, thekson ai në rrjetet sociale.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është muzeu arkeologjik më i madh në Shqipëri.I themeluar në vitin 1951, muzeu ka një koleksion të pasur me objekte që datojnë nga periudha parahistorike deri në shekullin IV pas Krishtit.

Këto objekte janë zbuluar kryesisht në sitin antik të Dyrrahut, i njohur ndryshe si Dyrrhachium, dhe përfshijnë artefakte nga periudhat helenistike, romake dhe bizantine.