Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato, në një intervistë televizive, u është përgjigjur edhe komenteve personale që janë bërë në drejtim të tij. Gonzato tha se, sipas tij, njerëzit e lënë në harresë e kanë si të vetmen mënyrë për të dalë nga ajo gjendje fyerjen.
Pak kohë më parë, ishte kreu i PD, Sali Berisha ai që bëri disa komente lidhur me orientimin seksual të ambasadorit Gonzato, e me sa duket ky i fundit i ka kthyer sot një përgjigje jo edhe aq diplomatike.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Z. Ambasador, ju keni qenë shpeshherë nën presionin e sulmeve personale. Si i komentoni këto sulme ndaj jush?
Ambasadori: Do të bëja një dallim midis sulmeve personale, të cilat kanë të bëjnë me jetën time private, orientimin tim seksual. Këtu mund të them vetëm një gjë. Ka njerëz që të vetmen mënyrë për të dalë nga harresa, dhe janë lënë në harresë sepse nuk janë më të rëndësishëm, të vetmen mënyrë për të dalë nga kjo kanë bërjen e komenteve fyese. Sepse në ditët e sotme, për fat të keq, ky lloj qëndrimi shkakton reagime dhe kështu i bën ata përsëri të rëndësishëm. Sinqerisht, nuk kam kohë për ta. Vërtet nuk shqetësohem. Nuk kam asgjë për të thënë. Jam mirë me veten time dhe nuk kam nevojë të justifikohem në asnjë mënyrë. Kur njerëzit kritikojnë kompetencën time profesionale, kur thonë se nuk po e bëj punën time siç duhet…
Komente










