/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bankë e nivelit të dytë ka rënë preh e grabitjes.

Burime policore bëjnë me dije se filiali i një banke të nivelit të dytë është grabitur në rrugën e Kavajës. Subjekti në fjalë ndodhet ngjitur me rrugën e ambasadave dhe ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 14:30 minuta.

Burime policore bëjnë me dije se nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë 2 grabitës, të cilët ishin të armatosur dhe me maska.

Nuk dihet ende shuma e parave që është grabitur, ndërsa policia po punon për zbardhjen dhe arrestimin e autorëve.