Automjeti i Safet Gjicit, Presidentit të klubit të Futbollit të Kukësit, ka rënë pre e grabitësve. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se nga mjeti "Toyota" në pronësi të Gjicit janë marrë një telefon celular, disa dokumente dhe rreth 100 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur në "Rrugën e Kavajës", në afërsi të një taverne, ku Gjici kishte parkuar automjetin.
Ka qenë shoferi i Gjicit, shtetasi me inicialet Rr.L, 33 vjeç, ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa kjo e fundit nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com