Grabitet kambisti para shtëpisë në Cërrik, nën presionin e armës i vidhen 1.4 mln lekë

CERRIK-Kambisti dem Ngjela mëngjesin e kësaj të shtune ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:30 minuta kur 51-vjeçari po dilte nga banesa për të shkuar në punë. Sipas tij personi po e priste diku përballë një dyqani duraluminesh, pranë banesës së tij. Ai qëndronte i qetë dhe ishte i pa maskuar. Kambisti ka futur lekët në kroskot, rreth 1.4 milion lekë dhe po bëhej gati të nisej. Kur ai i është afruar dhe e ka kërcënuar me jetë. Në moment kambisti Ngjela ka menduar se mos ka qenë një pistoletë lodër për t’a frikësuar. Por kur ai i është afruar më shumë dhe ia ka drejtuar, atëherë është larguar me vrap për në banesë.

Si zakonisht dola nga shtëpia në orën 06:30, hap makinën, me lekët me vete, hap kroskotin fut lekët në kroskot. Hedh vështrimin, personi rrinte i ulur. Thashë të kontrolloja makinën për ujë, kur shoh personi ishte afruar. Nxorri pistoletën e më tha: Je i vrarë po bëre një lëvizje. Unë u largova me vrap për në banesë.

Adem Ngjela, Kambist

Ndërkohë që ai ka dhënë alarmin duke kërkuar ndihmë se po e grabisnin. Komshiu i katit të dytë ka dëgjuar një zhurmë motori diku në anë të rrugës në një qoshe, çfarë bën të dyshosh se grabitësi nuk ka qenë i vetëm.

Duke hyrë në shtëpi, unë bërtita:”Ndihmë, po më grabisin, policia.” Komshiu i katit të dytë tha që: “Dëgjova një zhurmë motorri që ishte në rrugicë.” Shuma e parave ishte 14 milionë e ca (të vjetra)

Adem Ngjela, Kambist

I pyetur nëse ishte i maskuar ai tregon se ka qenë pa maskuar fare. Ishte rreth 40 vjeç, i shëndoshë rreth 1.75 i gjatë dhe se nëse e sheh e njeh direkt.

Gjithashtu kambisti Adem Ngjela tregon se nuk nuk ka dyshuar më parë. Por fakti që ata i kishin çarë dhe gomën, detaj që ai e ka mësuar më pas dëshmon se grabitësit e kishin studiuar mirë për të kryer grabitjen. Policia e Elbasanit në njoftimin për mediat sqaron se pas denoncimit të administratorit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kambisti A.Ngjela që pretendon së është grabitur

Administratori i pikës së këmbimit valutor A.Ngjela ka deklaruar se kishte 1.4 mln lekë në makinë dhe po shkonte ne biznesin e tij në Elbasan në momentin që u grabit. Report tv siguron pamjet e makinës së administratorit para banesës në lagjen nr. 1 në Cërrik që denoncoi grabitjen. 

Makina para banesës së administratorit të  ‘Exchange’ në Cërrik

Policia e Elbasanit në njoftimin për mediat sqaron se pas denoncimit të administratorit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Në lagjen nr.1, Cërrik , rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. Ngjela 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë së Elbasanit

E ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen, vetëm ditën e sotme janë raportuar edhe dy grabitje të tjera në Lezhë dhe në Vlorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja