TIRANË- Një grua është grabitur në rrugët e Tiranës, pasditen e sotme nga një djalë 13 vjeç. Policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Qemal Stafa”, ndërsa punonjësit e Komisariatit nr.4 kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë shoqërimin e grabitësit.
Sipas policisë, grabitësi është pjesë e një grupi që plaçkisnin persona në rrugë.
Ndërkohë që 13-vjeçari gjatë marrjes në pyetje në komisariat ka dhënë detaje në lidhje me grupin dhe është shprehur se ai detyrohej të plaçkiste.
Ndërkaq, blutë e Tiranës janë vënë në kërkim të tutorëve të grupit të grabitësve.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com