Personat që shihni në foto janë 6 punonjësit e kompanisë private të sigurisë dhe transportit të vlerave monetare “Jaguar Security” mes tyre dy shoferë, tre roje dhe përgjegjësi teknik i kësaj kompanie.
Ata u njohën këtë të diel me masën e sigurisë arrest me burg caktuar nga Gjykata pasi Prokuroria i ka gjetur ata fajtorë deri në këtë fazë të hetimit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas akuzës teksa transportonin 2.7 milion euro në Rinas këta punonjës kanë shkelur tre rregulla bazë, kanë fikur sistemin e lokalizimit GPS, kanë fikur kamerat e sigurisë dhe nuk kanë njoftuar policinë e shtetit për paratë që po dërgonin në Rinas.
Por cilët janë persona e konsideruar përgjegjës për shpërdorim detyre?
Gentjan Dedja, Përparim Logu, Endrit Daci, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gapi drejtuesi teknik i “Jaguar Security” do të qëndrojë në burg pasi prokuroria dyshon se një nga këta persona ka bashkëpunuar me autorët e grabitjes së parave.
Nëpërmjet avokatëve pjesëtarët e kompanisë kanë mohuar akuzën ndërsa vëllai i Endrit Dacit shoferit të plagosur gjatë grabitjes shpjegoi se vëllai i tij ishte i punësuar pa kontrata dhe policia s'duhet ta arrestonte.
Dy ditë më parë teksa ora shënonte 13:20 minuta siç dhe shihni në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report TV dy automjete me 5 grabitës i prenë rrugën eskortës së “Jaguar Security” dhe në pak minuta arritën të merrnin 8 thasë me para në vlerën e 2.7 milion eurove.

(Masë me burg për punonjësit që transportonin paratë)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO