Policia e Tiranës ka vënë në pranga personin e dytë të dyshuar për vjedhjen e argjendari “Gold” të ndodhur disa ditë më parë në zonën që njihet si “Selvia” në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, i arrestuari është Klodian Hoxhaj, 23 vjeç. Ai dyshohet të jetë edhe autori i dytë të i vjedhjes së argjendarisë së vajzës së Rrapo Sinanajt, Olta Sinanajt një javë më parë. Burime pranë uniformave blu bënë me dije se arrestimi i Hoxhaj, është bërë nga sektori i Forcave operacionale në Policinë e Tiranës.
Mësohet se, gjatë marrjes në pyetje 23-vjeçari ka pranuar fajësinë për grabitjen e argjendarisë së Olta Sinanaj si dhe goditjen e saj me qytën e pistoletës. Në këtë mënyrë, policia e kryeqytetit duket se e ka zbardhur këtë ngjarje, pasi disa ditë më parë arrestoi në Durrës edhe Andrea Bregasin. Ky i fundit dyshohet se është bashkëpunëtor në vjedhjen e argjendarisë së familjes Sinanaj mesditën e 6 gushtit në rrugën e Dibrës. As i arrestuari Bregasi dhe as familjarët e tij nuk e kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje.
/Shqiptarja.com