Argjendaria e bastisur mëngjesin e të shtunës, dyshohet se është vjedhur pas një plani të mirëorganizuar, ndërsa pjesë e tij mendohet se mund të kenë qenë më tepër se tre apo katër persona.
Ndërkaq, Kristi Sharka, djali i pronarit të argjendarisë, ka rrëfyer për Report Tv edhe skemën e itinerarin e ndjekur nga grabitësit mëngjesin e së shtunës. Sipas tij, ata kanë shfrytëzuar një palë shkallë nga jashtë mureve të këtij objekti.
"Grabitësit kanë hyrë nga bulmetet që janë te pazari i ri dhe kanë gjetur një palë shkallë të bardha dhe i kanë hipur mbrapa kësaj pjesës këtu dhe pastaj kanë çarë murin që ka ndodhur e gjithë vjedhja që ata kanë bërë", shprehet djali i pronarit.
Më pas ata kanë hapur murin që kufizon objektin në ndërtim e sipër me argjendarinë dhe me një bar- restorant në pronësi të familjes Shkarpa, që ka në pronësi edhe argjendarinë e bastisur.
"Grabitësit kanë ardhur nga porta nga lagjia mbrapa dhe kanë ardhur këtu kanë çarë murin, që unë tani e izolova e mbylla sa për sonte. Janë futur brenda dhe më pas kanë bërë dhe 3 vrima të tjera aty, kanë hapur një për lart ku është futur i pari dhe pastaj është hedhur poshtë ku është shkëputur alamrmin dhe kamerën e sigurisë dhe më pas ka hapur nga brenda dyqanit një vrimë tjetër që të futeshin dhe njerëz të tjerë", u shpreh Kristi Sharka.
Më pas autorët kanë shkulur sistemin e alarmit, sistemin e kamerave si dhe njësinë qendrore ku ishte vendosur edhe serveri i kamerave.
Pronari i argjendarisë, Pavlo Sharka hedh dyshime se vjedhja mund të jetë ndikuar nga objekti që është ngjitur me argjendarinë, i cili është në rikonstruksion e sipër.
"Objekti që po ndërtohet është burimi i vjedhjes së argjendarisë që unë punoj dhe i bëj thirrje prokuroit të përgjithshëm të fillojë hetimin për lejën e ndërtimit të këtij objekti i cili filloi dhe u pezullua. Arsyet unë nuk i di", u shpreh Pavlo Sharka.
Argjendari "Esenca", u bastis mëngjesin e të shtunës nga persona të paidentifikuar, të cilët hynë në argjendari dhe pasi çaktivizuan sistemin e kamerave dhe të alarmit vodhën një sasi bizhuterish që sipas pronarit Shkarpa vlera arrinte në 500 mijë euro.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO