Policia ka identifikuar njërin nga autorët e grabitjes së një karburanti pranë aeropotit të Rinasit, një ditë më parë ku u vodhën 300 mijë lekë.
Sipas policisë B.M 26 vjeç, banues në fshatin Qerek Krujë në bashkëpunim me një person tjetër, në aksin rrugor Aeroporti I Rinasit-Ura e Gjoles, me skafanda dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një pikë shitje karburanti, në pronësi të N.V. 51 vjeç, banues në Mallakastër.
Autorët kanë hyrë në kabinën e vendqëndrimit të rojeve dhe shitësve të karburantit, ku kanë thyer me armë zjarri automatik xhamin e derës dhe dritares së kësaj kabine, dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit të hapin kasafortën e parave nga e cila kanë marre rreth 300 000 lekë dhe janë larguar me mjetin e tyre motorçikletë e tipit “Lifan”.
Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth u gjet I djegur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, I llojit 50 CC.

(Motori me të cilin grabitësit kryen vjedhjen)
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e B.M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

(Droga e sekuestruar)
Policia vijon punën për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, identifikimin e autorit tjetër dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com