Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për policët privatë, nga automjetet e të cilëve u grabitën 3.2 milionë dollarë mesditën e 9 shkurtit në Qafë Kashar.
 
Togat e zeza kanë dënuar me 3 vite shërbim prove 6 policës që shoqëruan paratë. Ata janë: Fatmir Gabin, Gentjan Dedan, Xhelil Metajn,  Endrit Daçin, P.Jogun dhe D.Balla.
 
Efektivët privatë akuzohen se nuk kanë reaguar në momentin e grabitjes.
 
Dyshimet e grupit hetimor për bashkëpunim të policëve me grupin e grabitësve, janë rritur pasi gjatë hetimeve ka rezultuar se ata kishin fikur kamerat dhe GPS-n e blindave që po transportonin paratë.
 
Justifikimi i efektivëve të policisë private ka qenë se do pinin kafe pasi të dërgonin paratë në aeroportin e Rinasit.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com