Grabitja në Kashar, Pretenca: Burg
teknikut të “Jaguar Security”, të lirohen policët

Grabitja në Kashar, Pretenca: Burg<br />teknikut të “Jaguar Security”, të lirohen policët
TIRANE- Nga 7 milion euro të grabitura në dy vite në aksin Kashar-Rinas hetuesit kanë mundur të rikuperojnë vetëm 300 mijë euro, ndërsa në kërkim prokuroria e Krimeve të Rënda ka ende Admir Muratajn dhe Klement Çalën si pjesë drejtuese të 6 grabitësve.

Në një proçes të veçuar këtë të martë është mbyllur dhe gjykimi për policët privat që shoqëronin paratë, ndaj të cilëve prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje në shërbimin e provës dhe 2 vite burg për fatmir ganin drejtuesin teknik të ‘Jaguar Security”.
 
Me akuzën e shpërdorimit të detyrës prokurori Ervin Karanxha ka kërkuar nga gjykata të dënojë me 2 vite burg Fatmir Gapin drejtuesin teknik të ‘Jaguar Security’, kompania private të sigurisë në blindat e të cilës më 9 shkurt u grabitën 3 milion euro dhe dënim me nga 1 vit e 6 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës për pesë policët e togës së shoqërimit pranë kësaj firme.

Të pandehurit të cilët prej shkurtit qëndrojnë me masën e sigurisë arrest me burg kërkuan pafajësi duke mohuar akuzën, ndërsa seanca e vendimit sipas gjykatës do të jetë 9 Maji.

Për grupin e grabitësve prokuroria ka rifreskuar urdhër arrestet për Admir Muratajn dhe Klement Çalën të cilët nga kontrollet e kryera rezultojnë se janë larguar jashtë vendit.

Si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që në dy vite 2015-2017 arriti që nën kërcënimin e armëve të marrin 7 milion euro, policia ka arrestuar Neim Avdylaj, Admir Cerpja, Fation Xhyliu, Dash Kupa, Detion Memlikaj dhe Ernest Kupën.

Mungojnë ende 6.7 milionë euro
Aktualisht për grabitjen e 9 shkurtit, policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda që po kryen hetimet ka mundur të sekuestrojë si prova materiale nga 9 të arrestuar 300 mijë euro ndërsa në total shifra që mungon përfshi dhe grabitjen e vitit 2015 arrin në 6.7milionë euro.

Këto para sipas grupit hetimorë po verifikohen nëse janë investuar në pasuri ndërsa ka rezultuar se deri më tani të arrestuarit në dy operacionet “Patriot” rezultojnë me pasuri të pakta në emër të tyre.


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!