TIRANË-Pas takimit me Guvernatorin e BSH dhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se palët kanë rënë dakord për një plan masash për transportin e vlerave monetare.
Policia e Shtetit do të shoqërojë transportin e vlerave monetare të bankave drejt Rinasit pas grabitjes së fundit.
Ministri u shpreh se ka nisur një inspektim te të gjitha shoqëritë me urdhër të Haki Çakos, ndërsa shumë shpejt do firmosë një urdhër për të adresuar masat shtesë të sigurisë.
Përsa i përket përgjegjësive për grabitjen, Tahiri u shpreh se fenomeni vjen nga mungesa e sigurisë nga policia private dhe për këtë gjë do të angazhohet policia e shtetit për të marrë masat për transportin e vlerave.
Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e tij u shpreh se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ranë dakort për shtimin e masave të sigurisë gjatë transportit të vlerave monetare.
‘’Do rrisim masat e sigurisë gjatë transportit të vlerave monetare, që ngjarje të tilla të mos përsëritën më. Kemi pasur një mirëkuptim mes organeve rregullatore, por sigurisht edhe me sektorin privat’’,-u shpreh Sejko.
Kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Erion Braçe u shpreh se "Shumë shpejt të gjitha institucionet do të kenë planin e masave, të detajuar, për t'i dhënë fund këtij aktiviteti kriminal”.
Takimi i Tahirit me drejtuesit e bankave erdhi grabitjes spektakolare ditën e djeshme të 2.7 mln euro në një blind të "Jaguar Security".
Fjala e plotë e Tahirit
Dua të falenderoj Sejkon dhe Bracen, është një tryezë permanente e jona, e mbledhur disa herë më parë.
Sot ishte e planifikuar për t'u mbledhur, por mori më shumë rëndësi për shkak të ngjarjeve të fundit.
Kemi dakordësuar disa masa, që do ta bëjnë më të sigurt biznesin e bankave dhe transportin e vlerave nga bankat.
Policia ka nisur një inspektim të të gjitha shoqërive private dhe nga ana tjetër do të implementohet edhe në atë sektor disa masa me trajtimin e burimeve njerëzore, cështja e pagës dhe plotësimin e kritereve ligjore të mjeteve.
Ligj për masat e sigurisë për transportin e vlerave monetare. Grup pune për të marrë në shqyrtim të gjitha cështjet dhe do të dalë me rekomandime direkte.
Kemi një sërë kriteresh të cilat janë bërë të ditura dhe do të kërkohet implementimi i tyre dhe derisa të përmbushen, policia me bankat do të punojnë për të garantuar edhe transportin e parave me ndihmën e policisë drejt Rinasit.
Krahasuar me të kaluarën kemi bërë shumë, por ka edhe shumë punë për të bërë për të marrë masat për të parandaluar të tilla ngjarje.
Eksperienca e vendeve të tjera flet, pasi janë zero në vendet e BE, pasi janë dekurajuar me masat parandaluese, edhe ne do të marrim masat.
Deri në atë ditë policia do të jetë prezente për të garantuar transportin e vlerave monetare.
Fenomeni vjen nga mungesa e sigurisë nga policia private, do të angazhojmë policinë e shtetit për të marrë masat për transportin e vlerave.
Do ta kërkojnë vetë bankat asistencën e policisë?
Nuk kanë funksionuar detyrat ligjore të privatëve, pasi policia e shtetit aty ka qenë.
Në vendet e BE nuk ndodhin të tilla vjedhje, pasi për shkak të bojës apo elementëve të tjerë, ato para janë të papërdorshme më.
Redaksia Online
XH.K/DY.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO